Sinani kërkon ndihmën e LR-PDSH-së për rrëzimin e qeverisjes Arifi në Preshevë?
Lokale

Sinani kërkon ndihmën e LR-PDSH-së për rrëzimin e qeverisjes Arifi në Preshevë?

20.Jan.2019 20:49
0

Kryetarja  e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani ka përshëndetur largimin e këshilltares së APN-së Fetanete Mehmedi nga shumica e qeverisjes lokale të komunës së Preshevës duke vlerësuar lart aktin e guximshëm të këshilltares si hap për ndaljen e kësaj keqqeverisje. 

Sinani  ka bërë ftesë publike koalicionit qeverisës LR-PDSH për formimin e një shumice të re qeverisëse në komunë të Preshevës, shkruan Titulli.com. 

“Duke i pasur parasysh arsyet e lartëpërmendura i bëjmë ftesë publike PDSH dhe LR PDSH që të japin kontributin e tyre për formimin e një shumice të re qeverisëse në komunë të Preshevës, pikërisht duke marrë parasysh ndjeshmërinë e kësaj periudhe kohore dhe domosdoshmërisë që komuna e Preshevës në këtë periudhë me rëndësi jetike të ketë legjitimitetin e përfaqësimit”thuhet në kumtesën e lëshura nga PVD në Preshevë.

Sipas saj me këtë rast do të krijohet një qeverisje stabile në dobi të qytetarëve të komunës së Preshevës, raporton Titulli.com.

 Më 16 janar Fetanete Mehmedi, këshilltare e kuvendit komunal të komunës së Preshevës përmes një letre dërguar kryetarit të organit më të lartë qeverisës lokale ka njoftuar se është larguar nga grupimi politik i Alternativës për Ndryshim në Preshevë./Titulli.com/

Bugajski: Ndarja e Kosovës lojë ruse për copëtim të Ballkanit, Beogradi se lëshon Luginën e Preshevës?
6 vjetori i heqjes së lapidarit në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration