Si u zbulua dhe parandalua "skandali" me mjetet e mediave në komunën e Buajnocit?
Lokale

Si u zbulua dhe parandalua "skandali" me mjetet e mediave në komunën e Buajnocit?

12.Sep.2020 08:29
0

3 milion dinarët nga 5 sa janë paraparë gjithsejë për media nga buxheti i komunës së Bujnaocit për vitin 2020 për pak sa nuk u avulluan në llogari të vetëm 4 mediave, kjo siç ka mësuar lajmi-AL nga burimet e sigurta brenda Administratës komunale, ish-Kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit i shpëtoi për një fije floku gjithashtu edhe mediave të “përzgjedhura”.

Cila ishte baza ligjore apo edhe morale që mjetet e parapara për media nga buxheti komunal ti ndahen pothuajse në mënyrë të fshehtë nga opinion dhe pa konkurs, (vetëm me një fjali të konkluzionit) katër mediave në komunën e Buajnocit këtë më së miri mund ta shpjegojë ish-Kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe ish-Kryeshefi tashmë në dorëheqje Fadil Aliti i cili përmes një konkluzioni ishte autorizuar nga Kamberi për të lidhë kontratat me mediat për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 3 milion dinarëve, mjete këto nga buxheti komunal të parapara për media, konkluzion të cilin e kishte miratuar Kamberi më 21 korrik të këtij viti, një ditë para se KK në seancën konstituive ta emrojë Nagip Arifin Kryetarë të komunës së Buajnocit.

Megjithëse në opinion ishte bërë e ditur nga përbërja e kaluar se komisioni për vlerësimin e projekteve për media që kishin konkuruar në konkursin për media të komunës së Buajnocit, muaj më parë ishte shpërbërë për shkaqe përsonale të kryetares së komisionit, kjo nënkupton se projektet për media ligjërisht nuk janë shqyrtuar nga komisioni përgjegjës sepse nuk kishte një të tillë.

Çështje me të cilët duhet të merren organet e drejtësisë është fakti se në çfar mënyre u përzgjodhën 4 mediat, 3 në gjuhën shqipe që në bazë të kontratës së nënshkruar do të përfitonin nga 800.000 dinarë secila dhe një në gjuhën serbe e cila kishte synim të përfitonte 600.000 dinarë.

Edhe përkundër mungesës së komisionit ish-kryeshefi Aliti më 22 korrik pikërisht në ditën e mbajtjes së seancës konstituive kishte lidhur kontrata me 4 mediat në shumën e lartpërmendur, por që në mungesë të mjeteve financiare, Kamberi më 23 korrik kur më nuk ishte Kryetar sepse një ditë më parë KK e kishte emruar Nagip Arifin për kryetarë të komunës së Bujnaocit kishte nënshkruar urdhëresat që këtyre mediave ti paguhen nga 500.000 dinarë.

Po të njetën ditë kur janë nënshkruar urdhëresat personi në shërbimin e financave (i njohur për redaksinë) ka "lëshuar një gabim pa dashje" i cili nuk ka lejuar që pagesat të kalojë te thesari dhe kështu kjo procedurë ka mbetur të kryhet për 24 korrik.

Për fat të mirë të mediave në komunën e Buajnocit, i sapozgjedhuri në postin e të parit të komunës Nagip Arifi më 24 korrik arrinë që ta parandalojë një gjë të tillë por edhe gjitha pagesat tjera, sepse tashmë në duart e tij e kishte dekretin që ia dha KK për ta menaxhuar buxhetin e komunës së Buajnocit.

Disa javë pasi kjo ishte parandaluar Lajmi-AL ka mësuar se ish-Kryeshefi Fadil Aliti i ka shfuqizuar vendimet që kishte nënshkruar me mediat, vendime këto që ishin lidhur pa kurfar konkursi apo komisioni për vlerësim të projekteve, vetëm në bazë të një konkluzioni me një fjali të vetme e cila i dedikohej pandemisë së Covid-19. 

Mediat që kanë nënshkruar kontrata me ish-Kryeshefin janë, Luginalajm 800.000 dinarë, Folonline 800.000 dinarë, Spekt 800.000 dinarë dhe Bujanovaçke në gjuhën serbe 600.000 dinarë.

Veç tjerash vlenë të përmendet, kur dhe cilat media kanë raportuar për mbledhjen e Këshillit Komunal në të cilën është aprovuar Konkluzioni i cili thirret në mbledhjen e Këshillit Komunal, nëse është mbajtur kjo mbledhje?/Ljamial/

Vendosi flamurin kuqezi, padi ndaj Ragmi Mustafit në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration