Si u organizua regjistrimi i popullësisë 2002 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
Lokale

Si u organizua regjistrimi i popullësisë 2002 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?

29.Aug.2022 15:08
0

Të dhënat zyrtare nga regjistrim, i kryer në Serbi në muajin prill në vitin 2002, për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishin gjithashtu të rëndësishme si parakusht për hartimin e listave zgjedhore për zgjedhjet lokale në korrik 2002.

Komuniteti shqiptar i këtushëm mori pjesë në përgatitjet, por pjesëmarrja e shqiptarëve në regjistrim ishte e pasigurt sepse kërkuan të numërohen të gjithë shqiptarët e zhvendosur të vendit  në Kosovë si dhe kërkuan që përfaqësuesit e OSBE-së të jenë së bashku me regjistruesit në terren.

Në fund regjistrimi u krye në formularë të posaçëm, me pjesëmarrjen e një ekipi serb dhe shqiptar dhe me praninë dhe angazhimin e përfaqësuesve të OSBE-së, i cili gjithashtu përdori bazën e të dhënave në Prishtinë për regjistrimin e personave të zhvendosur brenda vendit.

Të vetmet informata zyrtare lidhur me regjistrimin e popullsisë e ka bërë të ditur Rasim Ljajiq, ish- Ministër për Komunitete Kombëtare dhe Etnike. Ai tha gjatë vizitës së tij në Medvegjë se kjo komunë ka 11.823 banorë, nga të cilët afërsisht 30% janë shqiptarë.

Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më 28 korrik 2002, nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Kryetari i Qeverisë Nebojsha Çoviq nga trupi koordinues deklaroi se “Shqiptarë ka padyshim më shumë se serb dhe se nuk duhet të krijojmë iluzion se ka më shumë serbë kur në fakt nuk ka edhe aq shumë”.

Kjo ishte e para deklaratë e përfaqësuesit të pushtetit që flet për numrin e popullsisë serbe dhe shqiptare në Bujanoc. 

Teskt i huazuar nga Fondi për të drejtën humanitare

Sa nxënës ishin në vitin 2002 në shkollat e komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration