Si t’i rregulloni financat para se të hyni në vitin 2020
Atraktive

Si t’i rregulloni financat para se të hyni në vitin 2020

25.Dec.2019 08:31
0

Ndërsa afrohet fundi i vitit 2019, shumë janë duke marrë vendime domethënëse që duan të zbatojnë në vitin e ardhshëm.

 

Njëra prej tyre ka të bëjë më shpesh me kursimin e parave. Gazetarja e CNBC, Alicia Adamczyk ka dhënë disa këshilla se si të bëni kursime, transmeton KosovaPress.

- Analizoni se për çfarë keni shpenzuar para në vitin 2019

Për të kuptuar se cilën rrugë duhet ndërmarrë në vitin 2020, duhet të shihni se ku keni qenë.

Ju duhet t'i përgjigjeni pyetjeve:

Sa para keni shpenzuar në muaj për gjërat që ju nevojiten, sa për dëshirat tuaja?

Ku i keni "hedhur" paratë tuaja?

Cilat janë disa vende të zakonshme ku harxhoni shumë para?

Cilat gjëra harroni t’i blini?

Si duket kursimi juaj kundrejt shpenzimeve tuaja?

Gjëja më e rëndësishme është të mbani shënimet e shpenzimeve tuaja, dhe ka aplikime të ndryshme për këtë.

Planifikimi i vakteve, dreka apo blerja e gjërave për tualete me një çmim të zbritur para se të mbaroni mund të ndihmojë. Kjo përfshin planifikimin e pushimeve. Përballja me zakonet është thelbësore në ndryshimin e tyre.

- Vendosni qëllime të qarta, por bëhuni fleksibil

Është e rëndësishme që ju të dini atë që dëshironi dhe të keni kohën për ta realizuar, por jo të jeni shumë të rreptë nëse prisni afatet. Një vit është i mjaftueshëm për të bërë përparim ose për të përmbushur shumë qëllime.

Në vitin 2019, Adamczyk synoi të kursente sa më shumë para që ishte e mundur dhe ishte në gjendje të kursente rreth 1000 dollarë duke mos blerë rroba të reja, duke sjellë drekë në punë, etj. Ajo synon të bëjë të njëjtën gjë vitin e ardhshëm.

- Frymëzohuni

Përfshihuni në grupe mbështetëse të financave private në rrjetet sociale ku njerëzit këshillojnë njëri-tjetrin dhe ndihmojnë me ide se si të kurseni para.

Secili prej këtyre grupeve ka nëngrupe p.sh. për ata që duan të kursejnë para duke zvogëluar blerjen e kozmetikës ose të ngjashme. Këto grupe përfshijnë njerëz që duan të jenë atje dhe mund të ndihmojnë me shembujt e tyre.

- Shkruaj gjithçka

Shkruani si ndiheni për shpenzimet, si shpenzoni dhe si dëshironi të duken shpenzimet tuaja. Në Excel, mund të krijoni një bazë të dhënash për të futur shpenzimet ditore. Ju gjithashtu mund të merrni një ditar financash ku gjithashtu keni një kolonë për qëllimet tuaja.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration