Si të dilet nga kjo amulli?
Lokale

Si të dilet nga kjo amulli?

06.Jan.2015 23:58
0

Duke u nisë nga disa fjalë të urta si. ,, çfarë është populli ashtu edhe qeveria,, … ,,a digjet jorgani për nji plesht,, si i biri edhe Tahiri ,, etj. Po na del se me të vërtetë na duhet nji punë rrënjësore. dmth me punu e me vetëdijsu popullin e më vone edhe politikanët.Kjo tërësi e karakteristikave tona duhet të përmirsohet po edhe të fillojmë të ndryshohemi vet.

Shkruan: Fatmir Hasani, profesor i kimisë

Shtrohet pyetja : A mundemi ma mirë ? A ka ky popull kritere? A ka rregulla ? A ka demokraci ? A ka metodologji ? A ka përgjegjësi ? A ka ndërgjegjësi. Dhe si është për nga  Aspekti kombëtar ,statusor dhe substancial.

Së pari politika 24 vjeçare e shqiptarëve të Luginës në kohën e këtij pluralizmi ka dështu ose nuk i ka arritë qëllimet që janë përcaktuar më pare.Këtu duhet cek qëllimet e ngritjes së statusit të Luginës , qëllimet e ruajtjes së substancës kombëtare , qëllimet e senzibilizimit të çështjes sonë, qëllimet e zhvilimit ekonomik , qëllimet e ngritjes së standardit jetësor, qëllimet e ngritjes së marëdhënjeve ndërnjerzore dhe harmonisë së tyre, etj.

Me qenëse arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit të nji shoqërie, në 12 vjetët e fundit me qeveri lokale shqiptare të dy komunave Preshevë,Bujanoc dhe të një pjese të qeverisë në Medvegjë ,nuk kemi rezultate të pritshme sepse qeverit lokale kanë nivel të ulët të vetëdijës për rëndësinë e zhvillimit  të arsimit etj.

I njejti konstatim për qeverit lokale është edhe për zhvillimin ekonomik. Ato (komunat) as nuk kanë pas ide ,as nuk kanë lyp ide dhe as që janë angazhu seriozisht për investime  në fushën e zhvillimit ekonomik kështu nuk kanë arritë as minimumin e ngritjes ekonomike. Ata mund të mbrohen për ngecjet në zhvillim ekonomik por ka në serbi disa komuna që po zhvillohen me të madhe dhe kryetari I komunës është aty faktori kryesor pë zhvillim.  

Kurse kur ndalemi tek niveli I vetëdijës politike dhe kombëtare në Luginë është për të vajtuar sepse  së pari punohet pa kritere, pa aplikim dhe rrespektim të vlerave, me tension të inateve  frustrimeve , pa rregulla dhe parime pa  demokraci etj.. Është nivel i ulët i vetëdijës politike dhe kombëtare  në Luginë sepse forumet partiake e zgjedhin për udhëheqës të nji institucioni nji person pa përgatitje shkollore dhe pa nivel professional edhe ai në paraqitjet dhe punën e vet jo që e kompromiton vehtën por edhe kombin . Kjo dukuri për mjerim është prezente në Luginë të Preshevës. Një pjesë e madhe e udhëheqësve tanë për një revanshizëm të vogël e prishin nji punë të madhe dhe i shkaktojnë shumë dame shoqërisë.    

Shqiptarët e Luginës së Preshevës historikisht gjithnji të vuajtur dhe me përjetime shumë të dhimshme nga e kaluara ,ata përjrtuan të gjitha të zezat e jetës, nuk arritën kurrë të jetojnë të rehatshëm . Megjithatë politikanët tanë që e përfaqësojnë popullin nuk po e kuptojnë sa duhet rrolin e tyre që e kanë., detyrat e veta,vizionin dhe qëllimin për të cilin janë zgjedhë.

Shumë njerëz janë të pavetëdijshëm me të vërtetat e jetës. Sekreti qëndron tek rruga e arritshmërisë së mbivetëdijës.Fjala është për nji numër të madh të veprimeve politike të pa vend dhe pa vlera. Si do ta avancojmë na cështjen shqiptare, si do ti rrim përballë gjithë këtyre padrejtësive nga ana e Sërbisë.Dhe si do të  rangohemi deri diku me fqinjet që na rrethojnë?

A shkohët përpara me urrejtje, ndërskamca , inate dhe mendime të këqija. 24 vite me pluralizëm dhe parti që veprojnë në Luginë ku jemi me rezultate ,synime e planifikime ,cilat ishin objektivat tona a po e shihni që ka dështu politika e Luginës.

Në planin e brendshëm nuk jemi mirë , me qeverinë e Serbisë nuk jemi mirë, në planin e jashtëm nuk jemi mirë dmth as me ndërkombëtarët as me vllezrit në Tiranë,Prishtinë dhe Shkup.

Ne mund ti përgjigjemi pytjeve të fillimit se mundemi ma mirë,shqiptarët e Luginës e meritojnë me jetu ma mire  vetëm duhet të përdoret mençuria kjo do të thot se nëse nuk dim ta tërheqim potezin duhet pyetur të pa anshmin ndonjë ma të mençur ose dikend jasht Luginës, e dyta ta konsultojmë shkencën ,librat fetare dhe të veprojmë me maturi etj.

Dhe kështu non stop gjatë të gjitha kohrave shqiptarët e Luginës të pa knaqur, e kanë me arsye por për të qenë pak më të knaqur e gjithë shqiptaria duhet të veproj pak me ma shumë mençuri sepse nga kjo amulli dilet vetëm me mençuri.   

Sugjerim për të gjithë si urim për fillim të vitit 

 

Opinionet e autorit janë personale  dhe nuk paraqesin mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

Vlerësohet puna e Titulli-t, Lugina me mungesë të gazetarisë hulumtuese (Foto & Video)
Besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration