Lokale
Si shqip edhe serbisht të shkruhet “Kalaja e Preshevës”
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) në Preshevë ka reaguar në Planin Gjeneral Rregullativ të Komunës së Preshevës duke kërkuar përdorimin e emërtimit “Kalaja e Preshevës” në të dy gjuhët, shqipe dhe serbe.
SHTKK reagon ndaj emërtimit në Planin Gjeneral Rregullativ të Kalasë së Preshevës, ku në gjuhën serbe është shkruar “Markovo Kale”, ndërsa në atë shqipe “Kalaja e Preshevës”.
“Jemi të mendimit që ky emërtim të figurojë në të dy gjuhët njësojë, pasi të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, por edhe më gjerë këtë Kala e njeh, e quan, e fol dhe e shkruan Kalaja apo Kështjella e Preshevës”, thuhet në reagimin e SHTKK me seli në Preshevë, transmeton Titulli.
Këshilli Komunal në Preshevë para disa ditëve kishte miratuar Planin Gjeneral Rregullativ të kësaj komune./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!