Si po injorohet Lugina, as Kosova as Shqipëria nuk po ndihmojnë me investime ?
Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ka shprehur pezmin e tij për sa i përket situatës në Bujanoc. Gjendja në rrethinën e Bujanocit, është e rëndë sipas tij.Ashtu sikurse në pjesët e tjera në Luginë të Preshevës, mungesa e perspektivës për të rinjtë e atjeshëm, zbulon vetëm një shteg, atë të ikjes nga vendi.
"Situata e përgjithshme në Bujanoc, sikurse në mbarë Luginën e Preshevës, është e rendë. Diskriminimi shumëvjeçar shtetëror, i cili ndaj shqiptarëve është zbatuar në mënyrë sistematike dhe pazhvillueshmëria ekonomike po ndikojnë në largimin e të rinjve shqiptarë në drejtim të vendeve të Perëndimit", ka thënë mes tjerash Kamberi për gazetare.
Sipas tij mosnjohja e diplomave të Kosovës për të rinjtë po krijon gjendje të pashpresë. dhe se fondet komunale janë të pamjaftueshme për të nxitur ndonjë investim më serioz në biznes, ndërkohë që shteti nuk ka kurrefarë programi zhvillimor për të ndihmuar komunat tona që janë me shkallë më të lartë të pazhvillueshmërisë.
Ai është shprehur se veç kësaj as Kosova as Shqipëria, deri më tani nuk kanë ndihmuar me ndonjë investim të veçantë buxhetet tona të brishta.?Titulli.com/