Si mundë të ndahet pushteti brenda “Partisë Demokratike”, ai mori  vetëm 35% të votave nga vendbanimi i tij?
Lokale

Si mundë të ndahet pushteti brenda “Partisë Demokratike”, ai mori vetëm 35% të votave nga vendbanimi i tij?

30.Jun.2020 13:14
0

Partia Demokratike është fituese me vota e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit e cila fitoi 5048 vota apo 10 këshilltarë në kuvendin komunal, shkruan Titulli.com.

Kryetari i këtij subjekti, Nagip Arifi është duke vazhduar procesin e negociatave edhe me partitë shqiptare që kanë fituar ulëse në kuvendin komunal prej 41 këshilltarëve.

Sipas deklaratave të Arifit dhënë për opinion ai ka propozuar një bashkëqeverisje me listat shqiptare në bazë të përqindjeve së votave që kanë fituar në zgjedhjet lokale edhe pse disa parti përkrahin një lloj tjetër të qeverisjes.

Modeli i përqindjes në bashkëqeverisje është vështirë të zbatohet mes subjekteve politike shqiptare duke marrë për bazë ndasitë politike ideologjike që ekzistojnë, raporton Titulli.com.

Gjithashtu ky model mbetet të shihet se a mundë të jetë bazë dhe se a do të ketë rezultat edhe për ndarjen e pozicioneve brenda “Partisë Demokratike” sepse shpeshherë është thirrur kreu i këtij subjekti se e ka mbështetjen më të madhe të plotë nga vendbanimi që vjen ai.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve lokale Nagip Arifi, kryetar i PD-së në vendbanimin e tij ka marrë 1803 vota (apo 35% nga votat totale të fitura nga PD) ndërsa në vendbanimet tjera shqiptare ka marrë 3245 vota (apo 65% të votave totale të fitura nga PD).

Deri më tani në mënyrë të heshtur janë bërë shpesh kalkulime se në cilat vendbanime është forca elektorale edhe pse kjo mënyrë gjatë historisë së qeverisjes lokale nga viti 2012 ka shkaktuar edhe më shumë përçarje tek një pjesë e madhe e shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

Fitues të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 21 qershor janë subjekti politik shqiptare “Partia Demokratike” me 10 këshilltarë dhe subjekti politik serb “Partia Përparimtare Serbe”  me 10 këshilltarë nga 41 sa numëron kuvendi komunal./Titulli.com/

PD tenton pushtet me përqindje shqiptare, PVD harmonizim të programit qeverisës (video)
Të mërkurën më 1 korrik rivotim për listën shqiptare në disa vendvotime në Bujanoc, dil voto
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration