Shumë politikanë shqiptarë në Listën e Zezë së SHBA-së, nuk mungojnë as nga Lugina!
Lokale

Shumë politikanë shqiptarë në Listën e Zezë së SHBA-së, nuk mungojnë as nga Lugina!

08.Aug.2014 19:48
0

Në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe në vitin 2014 vazhdojnë të jenë emrat e shumë shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Edhe pse kjo listë është rifreskuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, megjithatë aty vazhdojnë të mbesin ende shumë emra të njëjtë, kryesisht ish ushtarë dhe ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pos ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, tani deputet i PDK-së, në listën e Zezë të SHBA-së, është edhe ish- komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili tani është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Daut Haradinaj, tani deputet i AAK-së, Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, lideri i Nismës për Kosovën, Haradin Balaj, Ramiz Lladrovci, etj.

Në Listën e Zezë të SHBA-ve edhe më tutje vazhdon të jetë edhe ish- ushtari i UÇK-së dhe ish- prorektori i UP-së, Nuri Bexheti, raporton NOA.

Në këtë listë është edhe Rrahim Ademi, shqiptar i cili ka qenë në radhët e ushtrisë kroate. Pastaj në këtë listë është edhe Xhevat Ademi, Gafurr Elshani i AKSH-së, Hidajt Beqiri, Tahir Dalipi, Gafur Elshani, Sabit Gashi, Skender Habibi, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Xhemajl Hyseni, Avdyl Jakupi, Izmet Kryeziu, Emrush Xhemajli.

Ndër emra tjerë shqiptarë në Listën e Zezë të SHBA-së janë edhe: Xhavit Morina, Isak Musliu, Jonuz Musliu, Shefqet Musliu, Maliq Ndrecaj, Daut Rexhepi, Sait Rushiti, Shaqir Shaqiri, Xhezair Shaqiri, Emrush Suma, Sami Ukshini, Shefit Xhaferi.

Në listën e zezë të SHBA-ve është edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi./Titulli.com/

Bujanoci "harron" shqipen, shkruan vetëm serbisht! (dokument)
Aksident në Bujanoc, lëndohet familja shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration