Shuhen 4 paralele shqipe në shkollën e mesme në Bujanoc
Lokale

Shuhen 4 paralele shqipe në shkollën e mesme në Bujanoc

25.Sep.2018 11:58
0

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc për vitin shkollorë 2018/2019  vijojnë mësimin në gjuhën shqipe 960 nxënës dhe janë të  punësuar 148 punëtorë të proflit arsimorë, administrativ dhe mirëmbajtës.

Zejni Fejzullahu drejtor i kësaj shkolle  për Titulli.com deklaroi se me zvogëlimin e numrit të paraleleve përkatësisht nxënësve po bije edhe numri i të punësuarve në këtë institucion shkollor.

“Në shkollën tonë ka zvoglim të numrit të personelit arsimor për shkak të zvogëlimit të paraleleve përkatësisht të nxënësve, numri i personelit arsimorë në shkollën tonë është 118 mësimdhënës kurse pjesa tjetër prej 30 punëtorëve janë punëtorë administrativ dhe mirëmbajtës të shkollës” u shpreh Fejzullahu

Sipas tij numri i nxënësve është në rënie të vazhdueshme dhe në krahasim me vitin paraprak që kishte 1026 nxënës tani  66 nxënës më  pak edhe në atë në 38 paralele,  gjashtë drejtime si dhe 10 profile arsimore.

 “Këtë vit ndjekin arsimin e mesëm vetëm 960 nxënës të ndarë në katër vite. Në vitin e parë, arsimin e mesëm e ndjekin 238 nxënës, në vitin e dytë janë 249, në vitin e tretë janë 251 nxënës kurse në vitin e katër janë 222 nxënës”, theksoi Fejzullahu për Titulli.com.

Për vitin shkollorë 2017/2018 në shkollën e mesme "Sezai Surroi"në Bujanoc ishin të regjistruar 1026 nxënës të shpërndarë në 42 paralele./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration