Shtëpia e shëndetit në Preshevë fiton donacion prej 100 mijë eurove
Lokale

Shtëpia e shëndetit në Preshevë fiton donacion prej 100 mijë eurove

04.Feb.2017 10:15
0
Ambasada Japoneze ka dhuruar donacion me vlerë prej 100 mijë eurosh për shtëpinë e shëndetit Preshevë.

Përfaqësuesi i Ambasadës Japoneze në Beograd, Anzai Ryohei qëndroi sot për vizitë dhe u prit nga drejtori institucionit shëndetësor Reshat Ymeri, kryetarja e Kuvendit të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani si dhe mjekë-kryeshefat të drejtorateve të shtëpisÄ“ së shëndetit, raporton rtvpresheva.

Qëllimi i vizitës së diplomatit në fjalë ishte për të parë më për së afërmi aparaturat e dhuruara si donacion si dhe nevojat dhe problematikat tjera me të cilën ballafaqohet ky institucion gjatë përditshmërisë. Ata më pas bashkërisht vizituan disa nga shërbimet e këtij institucioni ku janë dhuruar aparaturat të ndryshme si donacion.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Reshat Ymeri e vlerëson lartë përkrahjen nga Ambasada japoneze për donacionin e me vlerë prej 100 mijë eurosh me aparaturat më të sofistikuara deri më tani në shërbim të qytetarëve.

Ymeri në fjalë veç tjerash theksoi se bashkëpunimi me institucionet të ndryshme vendore e ndërkombëtare do të vazhdoj edhe më tej për të arritur në sigurimin e projekteve dhe donacioneve të ndryshme që janë në interes të këtij institucioni respektivisht të shërbimeve më të mira për qytetarët e komunës sonë.

Ndërkaq Anzai Ryohei, përfaqësues i ambasadës japoneze ka theksuar se donacion në fjalë është dhuruar për ti krijuar shërbime më të mira qytetarëve të kësaj komune kur dihet se në këtë komunë është edhe kampi i refugjatëve dhe kërkesat mjekësore janë të stërngarkuara.

"Donacioni në fjalë është për të përshëndetur sepse me këtë aparaturë moderne puna i lehtësohet si personelit mjekësor po ashtu edhe pacientit. Ndërkaq gjatë vizitës së sotme pamë që shërbimi i ndihmës së shpejtë është me kushte më të vështirë për punë prandaj ne si pushtet lokal do të mundohemi të që gjejmë një zgjidhje më të mirë për renovim apo edhe formë tjetër për këtë shërbim mjaft të rëndësishëm që trajton raste mjaft urgjente dhe specifike", ka theksuar veç tjerash kryetarja e Kuvendit Ardita Sinani.

Donacion të kësaj natyre me vlerë prej 40 mijë eurosh pritet të dhuroi në ditët vijuese edhe ambasada gjermane për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevës si institucion mjaft i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Preshevës.

 

Jeta e Shqiptarëve në Suboticë
Ardita Sinani kundër ndërrimit territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration