Lokale
Shtylla përkulet, rrezikon kalimtarët (foto)
Era e fortë e cila përfshiu rajonin e Luginës gjatë pasdites së sotme ka arrit që të përkulë një shtyllë nga druri që mban kabllot e rrymës elektrike, në trotuaret e rrugës që lidhë Tërnocin me Bujanocin.
Fotografitë e dërguara nga një lexues i portalit Titulli, tregojnë se shtylla është përkulur aq shumë sa që rrezikon frekuentuesit e kësaj rruge.
Shtylla nga materiali i drurit që “dëshiron” të “shtrihet” në asfalt, gjendet në hyrje të Bujanocit nga drejtimi i fshatit Tërnoc.
Andaj duke falënderuar lexuesin për fotografitë e dërguara dhe kështu njoftuar opinionin për rrezikun që mund të sjellë shembja e kësaj shtylle elektrike, kërkojmë nga organi kompetent që të ndërmarrë masat e nevojshme për të evituar ndonjë fatkeqësi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!