“Nisin tërmetet politike në Bujanoc, epiqendra në zyrën e Arifit”
Lokale

“Nisin tërmetet politike në Bujanoc, epiqendra në zyrën e Arifit”

19.Mar.2014 19:47
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) me fitoren e saj në zgjedhjet parlamentare ka nisur një “tërmet të vërtetë” në skenën politike të Luginës, e sidomos në komunë të Bujanocit Fitorja e PVD-së ka goditur aq shumë Partinë Demokratike (PD) dhe udhëheqësin e saj Nagip Arifin, sa që ditëve të fundit ka stagnuar në aktivitet ditore me udhëheqjen e komunës së Bujanocit. Mbajtja e takimeve mes rrethit të ngushtë të Arifit, si në zyrën e tij në komunë, njashtu edhe në zyrën e këtij subjekti politik, kryesisht temë diskutimi kanë fitoren e PVD-së dhe të dy deputetëve, Riza Halimit e Shaip Kamberit. PD që drejton me pushtetin lokal, aq shumë e ka humb “busullën”, sidomos me paralajmërimin se shtatori ndoshta do të jetë hera e fundit që përfaqësuesit e saj “shijojnë” butësinë e atyre ulëseve, pasi që përfaqësues të Partisë Përparimtare Serbe të Aleksadar Vuçiq deri në atë kohë kanë paralajmëruar mbajtjen edhe të zgjedhjeve lokale. Partia Demokratike, nga të dhënat në teren nuk është ajo e para dy viteve, pasi një numër i simpatizantëve të saj duke mos përfituar asgjë nga premtimet e liderit të tyre, kanë lëshuar këtë subjekt për t’iu bashkuar subjekteve tjetra. “Disa anëtarë të pakënaqur brenda Partisë Demokratike, blloku i pakënaqur, është duke kërkuar bajraktarin që do t’i prij këtij procesi politik brenda PD-së, sepse pushteti lokal nuk ka bërë asgjë konkrete në përmirësimin e jetës se qytetarëve përveç pompozitetit medial të aktiviteteve”, vlerësuan disa nga anëtarët e denjë të PD-së. Informacionet që Titulli ka siguruar flasin edhe për plasaritje të mëdha në PD-në e Nagip Arifit, saqë disa këshilltarë edhe pse jo publikisht, kanë thënë se janë të gatshëm të largohen nga ky subjekt ku vendimet kryesisht, edhe pas konsultimeve, i merr Dr. Arifi. Ky subjekt politik më i riu në Bujanoc, në mbledhjet e saj fletë edhe për mediat, siç ishte rasti në atë të fundit, kur kërkoi nga të pranishmit që informacionet të mos i jepen portalit informativ Titulli. Edhe përskaj këtyre sugjerimeve informacionet arritën në redaksinë e Titullit nga vetë anëtarët e këtij subjekti, të cilët më shumë i besojnë këtij mediumi sesa udhëheqësit të saj, që më shumë i merr vendimet me dy “shokët e tij” se sa me anëtarët e partisë së vet dhe simpatizantët që e prunë në pushtet. Sido që të jetë, “tërmeti” sapo ka nisur, epiqendra mund të lëvizë, por informacionet tona flasin se ky “tërmet politik” nuk do të shkojë edhe shumë larg, mirëpo do të mbajë relacionin zyra e PD-së e deri në ndërtesën e komunës së Bujanocit./Titulli.com/
Shtylla përkulet, rrezikon kalimtarët (foto)
Edhe Shqipëria miratoi vendimin për Fondin për Luginën e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration