Shtyhen zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi
Lokale

Shtyhen zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi

17.Mar.2020 08:47
0

Të gjitha aktivitetet e lidhura me zgjedhjet në Serbi janë pezulluar deri sa është në fuqi vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme, ka vendosur të hënën Komisioni Republikan Zgjedhor.

Ky komision e ka miratuar një vendim të tillë gjatë takimit të së hënës mbrëma, gjë që nënkupton se me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme do të konfirmohet data e re e zgjedhjeve, raporton B92, transmeton Titulli.com.

Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë pasi të merret vendimi për ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që do të rregullohet përmes një dispozite të veçantë zgjedhore. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka shpallur të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e shtetit të tij, shkaku i koronavirusit./Titulli.com/

Ahmeti: Në komunën e Preshevës qytetarët me panik ndaj koronavirusit
Mjeku i njohur britanez: Ja çfarë ndodh me mushkëritë e të prekurve me koronavirus
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration