Shteti e Serbisë ofron për shitje tokë në komunën e Preshevës (linku zyrtar)
Shteti i Serbisë ka ofruar për shitje 32 pasuri të paluajtshme shtetërore në disa qytete dhe komuna në Serbi, në mesin e të cilëve edhe një pronë në territorin e komunës së Preshevës në vlerë prej 23.509,59 euro thuhet në njoftimin e Drejtorisë Republikane të Pronave, transmeton Titulli.com.
Në bazë të këtij njoftimi të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj drejtorie në shitje është objekti prej 51 m2 dhe toka që përbëjnë sipërfaqe totale 290 m2 në Caravajkë, komuna e Preshevës e regjistruar në LN nr. 138 KO Cerevajka.
Përveç këtij objekti në shitje është edhe një pjesë tjetër405 m2 objekt dhe 124 m2 objekt, i regjistruar si një "ndërtesë ndihmëse" ekzistuese nr 564 të komunës dhe tokën e cila përbën atë sipërfaqe totale 25 a 61 m2.
Detaje rreth shitjes së tokës klikoni në linkun e Drejtorisë Republikane të Pronave.
Shitja e pasurive të patundshme shtetërore do të bëhet me mbledhjen e ofertave të mbyllura me shkrim, të cilat mund të dërgohen deri më 12 maj dhe hapja e ofertave është caktuar për 14 maj.
Kushtet për zhvillimin e procedurës përmbushen nëse arrin të paktën një ofertë me kohë dhe të plotë, thuhet në njoftim.
Prona më e shtrenjtë në pronësi të shtetit e ofruar për 2.5 milion euro, ndodhet në rrugën Mihailo Mike Jankoviq të Beogradit në komunën Savski Venac dhe përveç ndërtesës 372 m2, përfshin gjithashtu një plac prej 2.164 m2./Titulli.com/