Shtabi Emergjent: Fundjava e mbyllur, mësimi online edhe për një pjesë të shkollës fillore
Shtabi Emergjent i Qeverisë së Serbisë për luftën kundër pandemisë së koronavirusit ka vendosur që gjatë fundjavës gjithçka të mbyllet në territorin e Serbisë, përveç objekteve që lidhen me ushqimin, farmacitë dhe stacionet e pompave të benzinës.
Kjo u kumtua në konferencën për shtyp nga sekretari për Shëndetësi, Zoran Gojkoviç pas seancës së Shtabit Emergjent.
Sipas tij asnjë koncert nuk do të mbahet gjatë fundjavës,përcjellë Titulli.com.
Sa i përket për javën e ardhshme, Gojkoviq thotë se klasat në internet për shkollat e mesme do të vazhdojnë, por në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, klasat e shkollave fillore, nga klasa e pestë në të tetë, do të transferohen në klasat online.
Nxënësit e klasave të ulëta të shkollës fillore do të vazhdojnë mësimet siç kanë bërë deri më tani./Titulli.com/