Shqiptarit nga Presheva i dëmtohet vetura në Kosovë
Një anëtarë i grupit ‘Marakli t’kerreve’, ka njoftuar se i janë dëmtuar tabelat e veturës së tij, që janë me regjistrim të Serbisë, përkatësisht të Vranjes. Ai ka bërë sqarim se 99% e këtyre veturave me këto tabela, janë të shqiptarëve, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook tek ‘Marakli t’kerreve’, një anëtar është ankuar për dëmtimin e tabelave të veturës së tij.
Ai ka thënë se për të gjithë ata që nuk e dinë, veturat me tabelat e regjistrimit serb VR ose BU, 99% janë vetura të shqiptarëve që jetojnë në këto qytete.
“Njoftim për ata që nuk e dinë veturat me tabela VR, BU, 99% rasteve janë vetura të shqiptarëve. Po edhe me shkronja të qyteteve tjera të Serbisë gjasat me të mëdha janë qe mu kon vetura të shqiptareve. Nuk është hera pare qe këto veturat me këso lloj tabelash po dëmtohen qëllimisht”, ka shkruar ai.
Tutje anëtari në fjalë ka kërkuar që shqiptarët të vetëdijesohen dhe të mos bëjnë këso veprime për të dëmtuar veturat.
Në fund ai ka pasur edhe një mesazh për personin që i ka dëmtuar targat e veturës.
“Nëse ti qe i ke dëmtu e e ki hobi mi dëmtua këto tabela se ti vrasin sytë ki qytete ne Kosove qe ki plote vetura me kësi tabela shko tregoje “patriotizmin tënd”, ka shkruar ky ‘marakli’.
Vlen të ceket që personi në fjalë nuk ka treguar se ku saktësisht i është dëmtuar vetura në Kosovë.
Më poshtë keni postimin e tij.