Komuna e Bujanocit "lëvdërohet" me rregullimin e ndriçimit të rrugës Tërnoc-Turi
Komuna e Bujanocit ka publikuar disa fotografi të rregullimit të ndriçimit të rugës Tërnoc - Turi.
Publikimi në Facebook nga komuna e Bujanocit:
Pas përfundimit të asfaltimit të rrugës Tërnoc - Turi, komuna e Bujanocit ka filluar me paisjen me infrastrukturë përcjellëse duke vendosur shtyllat elektrike, kurse sot ka përfunduar edhe ndriçimi publik.
Përveç rëndësisë që ka kjo rrugë lidhëse mes dy fshatrave, ky investim pritet të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit.