Shqiptarët e Luginës u zhgënjyen, por shpresojnë
Lokale

Shqiptarët e Luginës u zhgënjyen, por shpresojnë

01.Jun.2013 10:44
0
Shqiptarët në tri komunat në Luginën e Preshevës i kanë pasur sytë e drejtuar në mediat e Kosovës duke përcjellë debatin në Kuvendin e Kosovës. Edhe drejtuesit e subjekteve politike kanë qenë të pranishëm në këtë debat, gjatë të cilit nuk u arrit të miratohej rezoluta e propozuar për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të deputetëve. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka thënë për Telegrafin se ka qenë një iniciativë e mirë e deputetëve të Republikës së Kosovës, por në fund u zhgënjyen për shkak se për një çështje shumë me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk pati kuorum të mjaftueshëm për ta miratuar rezolutën e propozuar. Ai ka deklaruar se shpreson se në ditën të vijim deputetët do ta përmirësojnë përgjegjësinë ndaj shqiptarëve në këtë pjesë. “Kam pasur shumë thirrje telefonike nga banorët që jetojnë në pjesën këndej dhe andej kufirit, sepse të gjithë kanë qenë para ekranit duke e përcjellë se do të bëhet diçka. Megjithatë, shpresojmë se kjo që ka filluar do të mbarojë për të mirë”, ka thënë Arifi. Sipas tij, për ato tetë orë sa kanë qenë të pranishëm duke e përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës, ka parë - për fat të keq - se ka një ndarje ndërmjet shqiptarëve. “Por, ka ende kohë për t’u përmirësuar. Shpresojmë se do të arrihet një konsensus ndërmjet partive politike që në një seancë të radhës kjo të miratohet, edhe pse kemi dashur shumë që të miratohej sot. Por, prapë kemi kurajën që të jetojmë këtu”, ka theksuar Arifi.
Daci: Lugina po zbrazet
Film dokumentar për shqiptarët e Zvicrës, me regjisor nga Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration