Shqiptarët e Luginës nuk mundë të hyn në Kosovë, pezullohen linjat e udhëtarëve
Lokale

Shqiptarët e Luginës nuk mundë të hyn në Kosovë, pezullohen linjat e udhëtarëve

29.Jul.2020 08:52
0

Me vendimin e fundit të qeverisës së Kosovës me masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 janë bllokuar për qarkullim shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilëve i kërkohet testi RT-PCR në Sars COV-2, shkruan Titulli.com.

“Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit, me disa përjashtime”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Redaksia e Titulli.com ka mësuar se shumë student janë bllokuar dhe spo mundë të hynë në territorin e Kosovës për shkak të masave të reja.

Gjithashtu lajmin e kanë konfirmuar edhe takstisë që qarkullojnë në realacionin Bujanoc-Gjilan si dhe linjat e autobusit në drejtim nga Lugina në Kosovë.

Kompania “Maxhari 2015” nga Bujanoci përmes një njoftimi ka shkruar se janë pezulluar linjat e transportit të udhëtarëve, raporton Titulli.com.

“Njoftim lidhur me situatën e përgjithshme të shfaqjes së COVID-19, me urdhër ndalimi dhe kufizimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë pezulluar linjat e transportit të udhetarëve në relacionet Bujanoc- Prishtinë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e kompanisë për bartjen e udhëtarëve “Maxhari 2015” në Bujanoc,

Lexo këtu vendimin e plotë të qeverisë së Kosovës e cila ka miratuar masat e reja për parandalimin e virusit COVID-19./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration