Shqiptarët e Luginës në pritje të marrëveshjes Kosovë-Serbi
Propozimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, që me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, Lugina e Preshevës të përfshihet në Republikën e Kosovës, po ngjall shpresat ndër shqiptarët e kësaj zone, për ditë më të mira.
Banorët e fshatrave mes hekurudhës dhe autostradës në Preshevë, por edhe ata përtej autostradës, bashkimin me Kosovën e duanë më shumë se çdo gjë tjetër.
Sadri Saqipi, thotë se e ëndërron ditën kur Lugina do të përfshihet në Kosovë dhe se është dëshira ma e madhe tij, transmeton Titulli.com.
Bashkimi me Kosovën nuk do të prishte bashkëjetesën në këto pjesë, por përkundrazi do të jepte mundësi më të mira, thotë i pari i Bashkësisë Lokale Hashan, Bedri Mehmedi, fshat ky në lindje të Preshevës përtej autostradës.
Qëndrimet kontraverze të udhëheqësve institucional dhe atyre politik në Kosovë, mos bërja publike e ndonjë plani konkret nga propozuesi i idesë dhe spekulimet e mediave ndonëse pa bazë, po shtojnë frikën e zgjidhjes parciale.
Meriton Murtezi, kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Bukuroc të komunës së Preshevës thotë se muhabet se mundë të bashkohet pjesërisht nuk i përket zgjidhjes afatgjate të problematikës shqiptare të këtij rajoni.
Shqiptarët në Luginë të Preshevës bashkimin me Kosovë e kanë kërkuar me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, këtë e konfirmuar me kryengritjen e armatosur në vitin 2000/2001 ndërsa e kanë ripërsëritur në vazhdimësi këtë kërkesë edhe në veprimet politike të pas luftës në këtë krahinë./Baki Rexhepi-RTK/