Shqiptarët nga Lugina kapen në Gjilan me 23 kg marihuanë
Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar në Livoq të Gjilani, tek të cilët, pas kontrollimit u është gjetur dhe konfiskuar më shumë se 23 kilogramë marihuanë.
Personat e arrestuar janë N.M. i lindur me 1973 dhe M.M. i lindur me 1979, ata po lëviznin me veturën e tyre Audi 80.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, shtetas të Serbisë, pasi që gjatë kontrollimit në veturën Audi 80 , në disa pjesë të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 21 paketime me mbi 23 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Titulli.com/