Hapet Medreseja në Preshevë (foto)
Në orët të mesditës së sotme, në prani të krerëve fetar nga Lugina e rajoni, krerëve institucional dhe qytetarëve, është bërë hapja solemne e Medresesë në Preshevë.
Pas më shumë se katër vite të vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e Medresesë në Preshevë, sot zyrtarisht fillon me punë ky institucion i mesëm arsimor fetar.
Koordinatori i Medresesë në Preshevë Mehmet Sahiti falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë ngjarje historike për Luginën, sikurse edhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Fikret Limani, raporton Titulli.
“Me lejen e Allahut do të dalin shumë gjenerata nxënësish të cilët do të kontribuojnë në ngritjen e fjalës së Allahut Fuqiplotë dhe fjalëve të të dërguarit të Tij më të dashur Muhamedit a.s.”, u tha nga drejtuesit e kësaj shkolle.
Medreseja në Preshevë do të funksionojë në kuadër të Medresesë “Gazi Isa Beu” të Novi Pazarit, me lejen e Bashkësisë Islame të Serbisë.
Godina që do të presë gjeneratën e parë, është ndërtuar me ndihmën e Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), të cilët për arsye të panjohura nuk ishin prezentë në hapjen e objektit të ndëtuar nga ky agjencionë turk.
Nga ana tjetër në hapjen e solemne të Medresesë morën pjesë përfaqësues të Bashkësisë Islame nga Kosova, Maqedonia si dhe imam të xhamive të Luginës dhe nga vendet fqinje, ndërsa të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve.
Në këtë përurim morën pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri dhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Përndryshe, gurthemeli për ndërtimin e Medresesë në Preshevë është hedhur më 2 mars të vitit 2010. Objekti ishte gati për të filluar mësimin edhe vitin e kalur, ndërsa kryetari i KBI-së në Preshevë Fikret Limani, pat paralajmëruar që shtatorin e vitit 2013-të do të nisë procesi mësimor, gjë e cila nuk ndodhi.
Vlen theksuar se në Medresenë e Preshevës do të mund të mësojnë vetëm gjinia femërore./Titulli.com/