Shqiptarët, Luginën e Preshevës e shohin si Rripi i Gazës së Ballkanit
Lokale

Shqiptarët, Luginën e Preshevës e shohin si Rripi i Gazës së Ballkanit

26.Oct.2015 13:55
0
Shqiptarët në Bujanoc konsiderohen qytetarët e rendit të dytë, ndërsa Luginën e Preshevës e shohin si Rripi i Gazës së Ballkanit.

Shqiptarët dhe Serbët në Bujanoc, qytet në Luginën e Preshevës, janë si vaji dhe uji, edhe pse jetojnë në të njëjtën qytet”nuk përzihen”. Shqiptarët shkojnë në shkollat e tyre, Serbët në  tyre.

Shqiptarët blejnë në shitoret e tyre, Serbët në  tyre. Në çarshinë e Bujanocit dihet se edhe e kujt është kafeneja. Zakonisht janë njëra afërt tjetrit, por radhë herë ndodh që serbi të hyjë në kafene shqiptare dhe anasjelltas. Dushica Dobargjijev thotë se kjo jetë ka qenë përherë në Bujanoc. Thotë se me te në Qendrën Sportive punojnë edhe disa shqiptarë dhe se me ta kalon mirë, por pas punës, çdo njeri shkon rrugës së vet. E pyesim se a pi ndonjëherë kafe me shqiptarët.”Jo, kurrë nuk pimë. Kjo është jeta jonë në këtë qytet”, përgjigjet ajo.

Koleg-ja e saj Sllavica Tomiq, thotë se është nga fshati pran Bujanocit në të cilin nuk ka shqiptar, dhe se nuk mund të flet për bashkëjetesë. Thotë se me të punojnë disa shqiptar, janë koleg të mire, por asnjëherë nuk ka shkuar tek ndonjë shqiptar për ditëlindje apo kafe,… por as që i ka thirrur tek ajo: ”Por për këtë, këtu  nuk mendohet, nuk flitet”, thotë Sllavica.

Adem Ramadani, profesor i edukatës fizike me të cilin bisedojmë në sheshin kryesor të qytetit, në të cilin njëkohësisht kalojnë grat e mbuluara dhe vajzat me fund të shkurtra, thotë se qyteti jeton ashtu që qytetarët ”kryesisht durohen” dhe se njerëzit të cilët jetojnë në një shtet, i cili është i përbashkët, do të duhej të kenë më shumë dashuri njëri ndaj tjetrit. Ngjashëm mendon edhe Myzafer Hasani, profesor i gjeografisë. Të dytë pajtohen se në jug të Serbisë, në pjesët në të cilin jetojnë shqiptarët(Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë), nuk respektohen drejtat njerëzore, gjegjësisht njëra palë kanë më shumë, tjetra më pak.

Zoran Stankoviqi thotë se Shqiptarëve si të gjitha pakicave kombëtare në Serbi janë të garantuara drejtat, sipas Kushtetutës, ligjeve të Republikës së Serbisë dhe konventave ndërkombëtare.” Sigurisht se çdo here mund të bëhet më mire, por neve si shtet punojmë duke u bazuar në to. Esenca është se edhe ai i cili i gëzon të drejta, ka edhe obligime. Kjo nënkupton respektimi pa kushte i ligjeve të vendit në të cilin jetoni, që ka të bëjë me gjithë qytetarët e Serbisë”.

Lidhur me mos pranimin e diplomave, thotë se pritet që kjo çështje do të zgjidhet në bisedat në mes Beogradit dhe Prishtinës” në mënyrë të kënaqshme. Gjersa flasin, në shesh kalon grupi i pjesëtarëve të xhandarmerisë. Tregojnë në këta dhe thonë:” Ja, çdo ditë është kështu. Pse duhet aq xhandar në këtë Bujanoc të vogël dhe pse çdo here na mbikëqyrin?”

Agon Islami, redaktor i portalit në gjuhën shqipe Lugina-Lajm thotë se këtu qytetarët janë viktima në relacionin Beograd- Prishtina, dhe se Lugina e Preshevës është në të vërtetë Rripi i Gazës në Ballkan. Thekson se në mes banorëve lokal kryesisht nuk ka problem, por ata shfaqen në nivelin shtetëror, dhe cek si shembull se atij nuk i pranohet diploma e Universitetit të Prishtinës, e as që i pranohet ndonjë shqiptari tjetër. Agon Islami shton se çdo problem në Ballkan mundet lehtë të kontribuon përkeqësimit të situatës në Luginën e Preshevës.”Duhet zgjidhje urgjente për tri komunat e Luginës pasi që ky rajon ballafaqohet me situatën më të vështirë ekonomike në Evropë. Pa kurrfarë dyshimi më së miri për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të ishte reciprociteti me drejtat të cilët i kanë serbët ne veri të Kosovës”.

Situata e vështirë ekonomike, mbikëqyrja e madhe e policisë mbi popullatën shqiptare, pamundësia e shfaqjes së simboleve kombëtare, mos lejimi i gjuhës shqipe në institucionet gjyqësore dhe institucione tjera në nivel shtetëror. Nagip Arifi kryetari i komunës së Bujanocit cek disa arsye për çfarë këshilltarët shqiptar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit para dy javësh kanë sjell vendimin për formimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës. Arifi thotë se Shqiptarët nuk kërkojnë kurrgjë më tepër veçse reciprocitetin, gjegjësisht”njëjtë atë çka i kanë serbët të cilët jetojnë në Kosovë, e që është rënë dakord në Bruksel”.

”Bashkësia shqiptare në Serbi po kalon në kohë të vështira, pasi që qeveria e Beogradit nuk ofron ato të drejtat të cilat i përkasin sipas standardeve evropiane dhe Kushtetutës”, thotë Arifi duke cek se Shqiptarët kanë mbijetuar ”regjimin e Millosheviqit dhe luftën në Kosovë, i cili është shprehur shumë në Luginën e Preshevës, gjatë së cilës në vitin 2000 dhe 2001 janë vrarë 21 civil shqiptarë, dhe gjer në ditët e sotshme nuk janë gjet vrasësit, e as që janë proceduar, dhe se Shqiptarët anashkalohen gjatë punësimit në institucionet shtetërore, dhe se gjatë procesit të privatizimit asnjë shqiptar nuk ka mund të blejë ndonjë kompani publike, nuk ka investime, pasi që për të gjitha vendoset në Beograd…”.

Arifi konsideron se Shqiptarët në shumë segmente janë qytetarët të rendit të dytë dhe vazhdimisht i merret pjesa e tyre e kulaçit, duke cek se pikërisht Lugina e Preshevës është pjesa më e varfër e Serbisë, papunësia në këtë pjesë është katër herë më e madhe se në pjesën tjetër të shtetit dhe se krejt kjo” bëhet qëllimisht me qëllim që të shpërngulen Shqiptarët, dhe kështu Serbia të zgjedh problemin e jugut të pasigurt”.

Tregon më tutje se Shqiptarët edhe burgosen, dhe tregon thirrjen nga gjyqi të cilën pikërisht e kishte marrë, pasi që me 28 nëntor të vitit të kaluar e ka shfaq flamurin shqiptar në festën kombëtare të Shqiptarëve.

“Gjatë këtyre ditëve kanë shkuar nëpër shtëpi të burgosin të rinjtë të cilët kanë festuar fitoren e reprezentacionit futbollistik të Shqipërisë. Në të vërtet , disa ishin më të zëshëm, dhe kanë brohoritur parulla, por unë shtrojë pyetjen, pse atëherë nuk kanë burgos 30.000 qytetar të Serbisë të cilët në Beograd në stadion, kur kanë luajtur Shqipëria dhe Serbia duke brohoritur:
“Vrite, preje që Shqiptari të mos ekzistojë”?

Këtu gjithnjë udhëhiqet politika e standardeve të dyfishta”, thotë Arifi. Së fundi, thotë, ishte në SHBA, në të cilin ka biseduar me disa kongresmen të cilët kanë përkrahur themelimin e Asociacionit. Megjithatë, thekson se është i bindur se njashtu duhet të përkrahin Beogradin dhe Prishtinën.

Edhe pse gjatë themelimit të Asociacionit në mbledhje nuk janë paraqitur këshilltarët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Arifi është optimist dhe shpreson se Shqiptarët në Serbi do të fitojnë atë që e kanë Serbët në Kosovë”. Që të mos besojë, këtë nuk e kisha ndërmarr”, thotë Arifi.

Shaip Kamberi, nënkryetari i Partisë për veprim demokratik(PVD) dhe deputet në Kuvendin Popullor të Serbisë, konsideron se para sjelljes së vendimit të Asociacionit, do të duhej përgatitur në themel, se për propozimin kanë dashtë të deklarohen Kuvendet Komunale të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit. Thotë se PVD insiston në hapat të cilët duhet ndërmarr para këtyre vendimeve të mëdha.” Kjo nuk është procedurale, porse çështje thelbësore”, thotë Kamberi dhe shtoi se me siguri do të duhej konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe të zhvillohen bisedimet në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Ai gjithashtu cek problemet të cilët i ceku Arifi, të cilët Shqiptarët kanë në Luginë të Preshevës, duke shtuar se edhe kjo pjesë e Serbisë duhet të kenë çasje në fondet IPA, dhe Serbia duhet të respektojë drejtat e pakicave, dhe se Shqiptarët në Luginën e Preshevës jetojnë sikurse në geto.

“Të marrim faktin se Serbët emrat tona i shkruajnë me alfabet çiril, e alfabeti i tyre ka 6 shkronja më pak nga u yni, ashtu që shumë nga emrat tona asnjëherë nuk shkruhen sipas drejtshkrimit. Edhe pse ligji thotë se procesi gjyqësor duhet të mbahet edhe në gjuhën e pakicës, të gjithë ato mbahen në gjuhën serbe. Por ka shqiptar që aspak nuk e kuptojnë atë që flitet, që e rëndon situatën dhe përgjithësisht ka shumë raste të tilla”, flet Shaipi.

Ai konsideron se Serbia duhet të respektojë kushtetutën e vet dhe drejtat njerëzore të garantuara me konventa evropiane dhe konventat tjera ndërkombëtare.”Nuk do të ketë stabilitet në Ballkan gjersa nuk respektohen pakicat dhe drejtat e tyre, gjegjësisht disa të tjerë të kenë më shumë drejta”, thotë Kamberi.

Mendimi i tij është se Shqiptarët e Luginës së Preshevës për reciprocitetin, gjegjësisht për fitimin e drejtave të cilët i kanë fituar serbët, mund bisedojnë tek atëherë kur Kosovën e pranojnë Kombet e Bashkuara, por zgjidhje përfundimtare duhet të jetë reciprociteti apo drejtat e njëjta për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Serbisë, gjersa Zoran Stankoviqi shef i Qendrës Kordinuese për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë thotë se ky vendim tani nuk thotë gjë.

“E para, nga shtatë parti, për këtë kanë votuar dy, që do të thotë se edhe në mes të liderëve politik shqiptar në jug të Serbisë nuk ekziston uniteti. E dyta, këtë vendim e kanë sjell duke theksuar në bazë të marrëveshjes së Brukselit, e në asnjë mënyrë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk janë përmend fare në Bruksel.

Në këtë temë është prononcuar edhe Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurisë Federicea Mogherini, e cila ka thënë se Asociacioni i komunave shqiptare nuk është e njëjtë sikurse Zajednica e komunave serbe.”

Por çfarëdo që nga ky vendim të bëhet, është e sigurtë se në Luginën e Preshevës edhe një kohë të gjatë nuk do të ndryshojë jeta paralele e banorëve të saj./AlJazeera/

Lugina e Preshevës bojkoton mësimin, revoltë ndaj bllokimit të librave
Ditët e Komedisë Shqiptare-Presheva 2015 fillojnë më 2 Nëntor në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration