Shqiprimi me nxënës do të ekspozojë 215 piktura në Bujanoc
Organizohet ekspozitë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc nga nxënësit të cilët kanë ndjekur kursin e artit me prof.Shqiprim Fejzullahu nga Presheva.Ekspozita do të prezantohet ditën e Enjte më 7 Qërshor me fillim prej orës 17:00 dhe do të marrin pjesë 12 nxënës me gjithësejt 215 piktura të realizuara.
Shqiprim Fjezullahu , tha për Titulli.com se nxënësit janë përgatitur kohë të gjatë për këtë ekspozitë dhe se qëllimi i realizimit është që të njoftohen të gjithë me artin e realizimit.
“Kjo ekpozitë ka karakter edukativ, informues si dhe sensibilizues. Në këtë ekspozitë marrin pjesë 12 nxënës ku prezentojnë veprat e tyre. Do të realizohen veprat në artin e realizmit e jo në artin abstrakt e në stile tjera të artit” theksoi Shqiprim Fejzullahu gjatë bisedës për Titulli.com.
Ky aktivitet ngjashëm është organizuar më herët edhe në komunën e Preshevës dhe pjesëmarrësit e kanë vlerësuar të suksesshëm./Titulli.com/