Shqiprim Musliu nominohet për kryetar të komunës së Bujanocit nga LPD
Lëvizja e Progresit Demokratik ka nominuar Shqiprim Musliun, kandidat për kryetarët të komunës së Bujanocit në kuadër të listës zgjedhore të subjektit politik.
“Të mbështetur në vullnetin e gjithë nëndegëve, si dhe të gjitha organeve të LPD-së, ku të cilët unanimisht kanë propozuar Shqiprim Musliun kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit si dhe bartës liste të LPD-së për zgjedhjet komunale të 26 prillit”, thuhet në njoftimin e LPD-së.
LPD ka vlerësuar se do të mbetet besnike në misionin politik, shkruan Titulli.com.
“LPD-ja si forcë politike e vetme e palëkundur në parimet dhe objektivat e programit të saj, si dhe të mbështetur në misionin e saj dhe që ka lindur nga betejat në luftë në beteja për paqen, zgjedhjet e 26 prillit i sheh si një mundësi e vendosjes së një standardi të ri në jetën politike në vendin tonë. Dhe ky synim do të arrihet me vizionin e kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu për qeverisjen e Komunës së Bujanocit në mandatin 2020-2024”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LPD-së.
Deri më tani 4 subjekte politike shqiptare kanë prezantuar kandidaturat e tyre për kryetar të komunës ndërsa e padefinuar mbetet Unioni Demokratik Shqiptar që në zgjedhjet e fundit ishte në listë të përbashkët me PVD./Titulli.com/