Musliu: LPD subjekt i hapur për bashkpunim, koalicion me të gjithë subjektet?
Lugina

Musliu: LPD subjekt i hapur për bashkpunim, koalicion me të gjithë subjektet?

18.Sep.2019 08:11
0

Në intervistën dhënë Titulli.com kryetari i partisë Lëvizja e Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu duke folur për organizimin e nëndegëve të partisë në fjalë deklaroi se LPD ditëve në vijim do të vazhdojë me organizimin e e nëndegëve në gjithë komunën e Bujanocit.

Kurse kur flitet për bashkpunim me subjektet tjera politike ai deklaroi se partia që drejton ai është e hapur për bashkpunim. Ai teksa fliste për programin e partisë tha se jemi duke punuar me ekspertë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Jemi duke e perpiluar nje agjend politike e cila bazohet ne prioritetet qe ka shoqeria shqiptare. Perpilues te kesaj agjende jane ekspert te fushave perkatese nga Kosova dhe Maqedonia e Veriu”,  deklaroi ai.

Titulli.com : Keni filluar me organizimin e nëndegve të LPD-së në komunën e Bujanocit, deri më tani si po shkojnë punët ?

Musliu: Jemi jashtezakonisht te kenaqur me organizimin konkretisht me ristrukturimin e nendegeve te LPD-se. Deri tani kemi ristrukturuar dy nendege, nendegen e LPD-se, ne Breznice dhe nendegen e LPD-se, ne Llucan. Kryetar i nendeges se LPD-se, eshte emeruar Arianit Jonuzi jurist i diplomuar me noten 10, ndersa kryetar i nendeges se LPD-se, ne Llucan eshte emeruar Shuajb Neziri, doktor i stomatologjise. Diteve ne vijim procesit te ristrukturimit do t’i nenshtrohen dhe nendeget e tjera

Titulli.com - Po kur flasim për zgjedhjet, si e shihni subjektin e LPD-së pas zgjedhjeve, me sa këshilltarë komunal ?

Musliu: Ne jemi duke u konsiliduar, duke u plotesuar. Nuk jam tip i politikanit i cili merret me parashikime, do te punojme me sinqeritet dhe vullnet te fort, se cili do te jete rezultati ate e vendos sovrani. Ate qe mund t’a konfirmoj eshte se jemi jashtezakonisht te kenaqur me interesimin e njerezve qe te jene pjese e Levizjes tone.

Titulli.com - Pas zgjedhjeve LPD me cilat parti të tjera do të ketë koalicione ?

Musliu: Zgjedhjet e ardhshme i konsiderojme si jetike per shqiptaret e Komunes se Bujanocit. Unifikimi i faktorit politik shqiptar ne Komunen e Bujanocit do te jete i domosdoshem, i patjetersueshem. LPD eshte e hapur per bashkepunim me te gjitha partit politike shqiptare te Komunes se Bujanocit. Bashkepunimi i faktorit politik shqiptar do te jete shume i dobishem dhe i rendesishem per ruajtjen e substances kombetare ne kete vend.

Titulli.com - Cilat do të jenë prioritet e LPD-së në fushatën zgjjedhore apo në qeverisjen e ardhëshme nëse do të jeni pjesë e saj?

Musliu: Jemi duke e perpiluar nje agjend politike e cila bazohet ne prioritetet qe ka shoqeria shqiptare. Perpilues te kesaj agjende jane ekspert te fushave perkatese nga Kosova dhe Maqedonia e Veriu. Kjo agjend ne menyre te drejtperdrejt trajton interesat e shqiptareve te Komunes se Bujanocit. Ne momentin kur do t’a kemi gati do t’a shpalosim para qytetareve.

Titulli.com : Si e shihni qeverisjen e ardhëshme, koalicionet dhe numrat që do kenë partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje ?

Musliu:Ne jemi duke punuar jashtezakonisht shume per konsilidimin e subjektit tone, jemi te fokusuar ne ate qe te jemi oferta me e mire per qytetaret. Nuk dua ta parashikoj rezultatin e asnji subjekti tjeter, i uroj suksese cdo subjekti por mbi gjitha uroj me te miren per qytetaret tane.

Nga sot diaspora e Kosovë mund të votojë deri më 4 tetor
Tusk: Nuk ka Europë të sigurtë pa integrimin e Ballkanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration