Shqiprim Arifi zgjidhet kryetar i Preshevës: Presheva vendosë për fatin e vet (video)
Kuvendi Komunal i komunës së Preshevës përmes votimit ka zgjedhur Shqiprim Arifin për kryetar të komunës., shkruan Titulli.com.
Arifin e votuan 20 këshilltarë ndërsa 18 nuk morën pjesë në procesin e votimi, për zëvendëskryetar u zgjodh Almir Shaqiri dhe përbërja e re e Këshillit Komunal.
Kryetari i porsazgjedhur Shqiprim Arifi falëndëroj të gjithë për mbështetjen dhe prêt që të punojnë më shumë.
“Presheva vendos fat për fatin e vet dhe askush nuk vendos mbi subjektivitetin. Proceset demokratike i përkasin preshevarëve dhe ne së bashku me të rinjtë vendosim për vendin tonë”, tha mes tjerash Arifi.
Në pozitën e kryetarit të komunës së Preshevës deri më sot ka qenë, Ardita Sinani dhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme u shkarkua nga kuvendi komunal./Titulli.com/