Shqiprim Arifi,  i ardhur nga diaspora nuk qeverisi as 1 vit me Preshevën (video) Foto by: OK radio
Lokale

Shqiprim Arifi, i ardhur nga diaspora nuk qeverisi as 1 vit me Preshevën (video)

10.Mar.2017 16:46
0
I ardhur nga diaspora si një prurje e re, Shqiprim Arifi themelues i partisë Aleanca Për Ndryshim, nuk arriti as një vit që ta drejtoj komunën e Preshevës.

Pas një mosmarrëveshje me partnerin e koalicionit, Partinë për Veprim Demokratik që drejtohej nga Riza Halmi, u shkarkua sot nga detyra e prefektit komunal, me një shumicë votash .

Në asamblenë komunale në Preshevë, 22 këshilltarë votuan për shkarkimin e Arifit derisa 16 fletëvotime ishin të pa përdorura ndëkohë koalicioni i ri zgjodhi për kryetare të Preshevës Ardita Sinani, kryetare e deritashme e Kuvendit Komunal.

Ndërkohë, kryetari i deritanishëm i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur një konferencë për medie, duke akuzuar rëndë kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimin.

“Pamundësia për të realizuar apetitet zhvatëse të këtij subjekti politik dhe friga nga organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, e shtyu subjektin në fjalë që në bashkëpunim me një grup të këshilltarëve të cilët nuk kanë mandat nga populli, të ftoj seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të komunës”, thai ai.

Kjo tentativë, sipas Arifit, për shkarkim të “kryetarit me një shumicë të falsifikuar dhe të bazuar vetëm në interesa personale përveç se do të ndërpresë procese zhvillimore të inicuara së fundmi, gjithashtu krijon një klimë të jostabilitetit duke e ditë qëllimin se pse po formohet kjo shumicë”.

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës (video)
PDSH: Qeverisja e re në Preshevë nuk do të jetë jetëgjatë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration