Shqipe Jonuzi nga Presheva, artistja evropiane
Lokale

Shqipe Jonuzi nga Presheva, artistja evropiane

08.Feb.2015 22:55
0
Shqipe Jonuzi, me origjinë nga Presheva, përkatësisht nga Rahovica, aktualisht me qëndrim në Prishtinë, Jonuzi ka marrë pjesë para dy vitesh në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Itali, më pas në Villa Romana në Itali në rezidencën "Hajde", ndërsa ekspozon që nga viti 2009 në Kosovë, Itali e Meksikë.

Është e vetmja artiste shqiptare që sivjet është pranuar në këtë rezidencë, fort e lakmuar për artistët evropianë nga të gjitha lëmitë e artit.

Shqipe Jonuzi është përzgjedhur për “Artist-in-Residence” nga KulturKontakt në Austri, në rezidencën e saj njëmujore në Vjenë e cila sipas të gjitha gjasave do të ndodhë në fund të verës ose fillim të vjeshtës së këtij viti.
Jonuzi ka marrë pjesë para dy vitesh në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut në Itali, më pas në Villa Romana në Itali në rezidencën “Hajde”, ndërsa ekspozon që nga viti 2009 në Kosovë, Itali e Meksikë.

Disa prej ekspozita të saj numërohen “The is no place like home”, “Design Jam”, “Urban Chaos”, etj. “Artist-in-Residence” është rezidencë artistike që fton artistët nga e mbarë Evropa për qëndrim në Vjenë, larg angazhimeve ditore dhe drejt punës në konceptet e tyre artistike.
Në këtë rezidencë viteve të kaluara kanë marrë pjesë emrat si Jeton Neziraj, Ag Apolloni, Jakup Ferri, Blerina Rogova Gaxha, Erzen Shkololli etj. /KultPlus/

Lugina në aksion për të ndihmuar Shqipërinë, "Bashkë solidarë"
Kuizi "Lugina garon", aty ku sfidohen nxënësit e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration