Shqetësime në Luginë për ftesa në biseda informative nga policia serbe
Lokale

Shqetësime në Luginë për ftesa në biseda informative nga policia serbe

22.Jun.2014 11:43
0

Fushata e marrjes në të ashtuquajturat biseda informative të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga pjesëtarët e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme ka shqetësuar deputet shqiptarë në parlamentin republikan. Për deputet kjo fushat është edhe një metodë e re e presionit shtetëror serb ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë zonë e që ka për qëllim zbrazjen e këtyre trojeve.

Fushata e marrjes në të ashtuquajturat biseda informative të shqiptarëve në Luginën e  Preshevës nga pjesëtarët e Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme ka shqetësuar deputet shqiptarë në parlamentin republikan. Për deputet kjo fushat është edhe një metodë e re e presionit shtetëror serb ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë zonë e që ka për qëllim zbrazjen e këtyre trojeve.

“Është më se  e nevojshme që të gjithë ata persona që në mënyrë jo ligjore ftohen që të merren në të ashtuquajturat biseda informative , atë duhet patjetër që ta bëjnë publike ashtu që t`i mundësojnë përfaqësuesve legjitim publik, qoftë deputetëve apo përfaqësuesve të pushteteve lokale që të paraqesin këto çështje t`i raportojnë në organet përkatëse dhe definitivisht të ndërpritet një praktik e tillë  e presionit që është e papranueshme”, është shprehur Riza Halimi, deputet i PVD-së në Parlamentin Republikan, për RTK-në.

Ndërkohë, sipas deputetit të dytë, Shaip Kamberi, ftesat janë me qëllim të frikësimit të qytetarëve shqiptarë. “Qytetarët po ftohen edhe nëpër ambiente private, nëpër hotele, në restauronte të ndryshme duke tentuar që t`i shmangen rregullave procedurale të cilat i obligojnë institucionet zyrtare që qytetarin kur e ftojnë në bisedë informative për çfarë do vepre ta ftojnë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është pikërisht arsyeja pse njerëzit ftohen në ambientet private, na shtynë të dyshojmë se këtu është qëllimi i frikësimit dhe jo që ka ndonjë bazë për ndonjë vepër penale”.

Shqetësimet e veta tashmë i ka ngritur edhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë. Sipas të parit të KDNJ-së, Belgzim Kamberi, ftesat e policisë serbe jo vetëm që janë të papranueshme por po bëhen me metoda tërësisht jashtë ligjore, ndërkohë që qëllimi i tyre është frikësimi i shqiptarëve të këtushëm.

“ Autoritetet serbe po i shkelin procedurat ligjore, nëpërmes rrethanave për biseda informative, por sigurisht s kjo është një formë e re më perfide e presionit dhe shantazheve që po i bëhen qytetarëve dhe në këtë mënyrë dëshmohet se reformat në polici janë të domosdoshme në Serbi dhe që strukturat policore në serbi ende dominohen nga ato struktura që dominuan gjatë viteve të nëntëdhjeta,” ka thënë Belgzim Kamberi. 

Fushata e ftesave në bisedat informative nga policia serbe siç bëhet e ditur nuk kanë të bëjnë vetëm me një grupacion të caktuar por në biseda të tilla janë përfshirë një numër i madh i qytetarëve shqiptarë edhe atë në vende publike, me qëllim diskreditimi të autoritetit të tyre. Ndryshe kjo situatë e ka tensionuar gjendjen, në frik të inskenimit të skenarëve të ndryshëm të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, çfarë deri më tani janë përjetuar shumë herë në Luginë./RTKLIVE/

Zgjedhjet e reja në PVD me kufizim mandati të funksioneve partiake
Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Serbisë-çka më tutje?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration