Shpërblehet me makinë për punën e bërë (foto & video)
Lokale

Shpërblehet me makinë për punën e bërë (foto & video)

10.Jan.2013 12:49
0
Komuna e Bujanocit sot ka pranuar automjetin e markës Dacia nga drejtuesi i programit PBILD Një makinë me vlerë rreth 17 mijë dollar sot i është dorëzuar komunës së Bujanocit nga shefi i programit PBILD, Nikollas Herkulles. “Kemi marrë një dhuratë për nevojat e administratës komunale dhe kjo dëshmon se administrata komunale në bashkëpunim me programin PBILD për vitin 2012 ka qenë shumë i suksesshëm”, ka thënë me rastin e pranimit të makinës, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, duke shtuar se bashkëpunimi në këtë vit do të jetë edhe më i shkëlqyeshëm. Edhe shefi i programit PBILD të Kombeve të Bashkuara (KB), Nikollas Herkulles, është ndarë i kënaqur me bashkëpunimin që ka me komunën e Bujanocit. “Me anë të këtij automjeti administrata komunale do të jetë në gjendje që të arrijë tek popullata e komunës së Bujanocit që gjendet jashtë qytetit. Në vitin 2013 KB përmes programit PBILD do të vazhdojë të ndihmojnë në zhvillimin ekonomikë të komunave”, është shprehur Herkulles, raporton Titulli. Arsyen pse është zgjedhë që komuna e Bujanocit të fitojë këtë makinë, Herkulles e shpjegon kështu: “Roli i KB është që të fokusohet më shumë tek njerëzit me nevoja më të theksuara, për këtë arsye kemi vendosur që të dhurojmë një makinë të tillë që administrata komunale të mund të arrijë edhe te fshatrat e thella të komunës së Bujanocit”, ka përfunduar Herkulles. Makina që iu dorëzua komunës së Bujanocit kap në vlerë prej rreth 17 mijë dollarë, rreth 11 mijë dollarë ka financuar programi PBILD, kurse pjesën tjetër komuna e Bujanocit. Vlen theksuar se një makinë të tillë ka arritur ta fitojë vetëm komuna e Bujanocit nga shumë komuna tjera të Serbisë ku aplikohet programi PBILD./Titulli.com/

automobili komunes4

automobili komunes3

automobili komunes5

automobili komunes2

http://youtu.be/YUDq-vmSuRA _____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mbledhja e Trupit Koordinues: Nuk diskutohet për përmendoren (video)
Serbia po provokon konflikt të gjerë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration