Shpallje publike për pagesën e transportit të nxënësve në komunën e Bujanocit
Lokale

Shpallje publike për pagesën e transportit të nxënësve në komunën e Bujanocit

15.Nov.2021 19:24
0

Komuna e Bujanocit ka shpallur thirrjen publike për mjetet finansiare për transportin e nxënësve të shkollave të mesme.

Njoftimi i plotë në Facebook nga komuna e Bujanocit:

THIRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE FINANSIARE NDIHMA TË NJËHERSHME, PËR TË MBULUAR NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT, PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOCIT.

Në bazë të Vendimit të Shërbimit Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nr.100-412-03-00056-1/2021, datë 03.11.2021, Komisioni për zgjedhjen e ndihmës të njëhershme- sociale, me qëllim për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit, për nxënësit e shkollës së mesme në territorin e komunës së Bujanocit, shpall:

THIRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE FINANSIARE NDIHMA TË NJËHERSHME, PËR TË MBULUAR NJË PJESË TË SHPENZIMEVE TË TRANSPORTIT, PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME NË TERRITORIN E KOMUNËS BUJANOCIT.

I.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë ftesë kanë të gjithë nxënësit e shkollave të rregullta të mesme me vendbanim në teritorin e komunës e Bujanocit, të cilët vijojnë mësimet në Bujanoc dhe Preshevë, për muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2021.

II.
Kandidatët që aplikojnë për ofrimin e ndihmës për financimin e një pjesë të shpenzimeve të transportit me kërkesë duhet të paraqesin:
1. letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike ose vërtetimin e vendbanimin e kandidatit
2. vërtetimin nga shkolla e mesme,
3. xhirollogaria rrjedhëse e kandidatit apo e prindit.

III.
Shuma e shpenzimeve të transportit është deri në 45% e vlerës së biletës mujore të cilin e paguan nga trasportuesit e autorizuar.

IV.
Kërkesa për realizimin e të drejtave nga thirrja publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 15.11.2021 deri më 24.11.2021.
Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.

Kërkesa për thirrje në paragrafin 1. dorëzohet drejtpërdrejt në objektin e komunës së Bujanocit, rr. Karagjorgje Petroviqa, nr.115, Drejtorati për shërbime publike, zyrja 301, prej orës 10:00 deri ora 14:00, me dokumentacionin e kompletuar.

V.
Thirrja publike shpallet në tabelën e shpalljeve të Komunës Bujanocit si dhe në portalin e komunës www.bujanovac.rs

VI.
Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësojë të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpilojë ranglistën preliminare të nxënësve të cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë Vendim mbi Zgjedhjen të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.

Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes së administrates komunale dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration