Shpallet konkursi i fotografisë "PreFoto 2015" në Preshevë, aplikoni
Lokale

Shpallet konkursi i fotografisë "PreFoto 2015" në Preshevë, aplikoni

28.Sep.2015 09:44
0
"PreFoto" "“ është konkursi i parë ndërkombëtar i llojit të vetë, i organizuar në Luginën e Preshevës.

Ky konkurs, si objektiv parimor ka vlerësimin e punës apo proklamimin e të fotografuarit, gjegjësisht të vlerësohet ana profesionale e asaj fotografie.

"PreFoto" do të mbahet gjatë muajit nëntor, ndërsa data e fundit për dorëzimin e fotografive nga ana e të interesuarve do të jetë deri më 20 tetor 2015.

Andaj, ndjehuni të lirë të konkurroni dhe ta vëni vetën në garë me fotografi artistike nga e gjithë bota.

Fituesit e çmimeve të para, si dhe ai i çmimit special do të shpërblehen nga organizatorët e këtij konkursi.

Informatat për aplikuesit në Konkursin Ndërkombëtar “PreFoto”2015:

 

Tema: E Lirë

Lloji: Bardh & Zi ose Color

Sasia: vetëm një foto

Formati: Digital, JPEG

Dimensionet mbi 300 DPI

Pjesëmarrja: I Lirë

Fotografia të emërtohet (t’i vihet një titull)

Fotografitë mund t’i dërgoni në e-mail : prefoto2011@hotmail.com

ose

Afati i fundit për dorëzimin e fotografive: 20.10.2015

 

Nishani: Shqipëria nuk mund të shërbejë vetëm si makijazh i Serbisë në politikën ndaj Luginës
Shkolla fillore "Abdulla Krashnica" në Miratoc me kuadër profesional arsimorë, ja cila është brenga kryesore (foto)!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration