Nishani: Shqipëria nuk mund të shërbejë vetëm si makijazh i Serbisë në politikën ndaj Luginës
Lokale

Nishani: Shqipëria nuk mund të shërbejë vetëm si makijazh i Serbisë në politikën ndaj Luginës

28.Sep.2015 08:55
0
Qeveria e Shqipërisë ende nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kjo ndodh në një kohë kur kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka qenë protagonist ku është takuar disa herë me kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq, duke tentuar një raport të ri rajonal.

Kërkesa e “Kohës Ditore” në adresë të Zyrës së shtypit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Drejtorinë e Departamentit të komunikimit dhe medias në Kryeministri ka mbetur pa përgjigje.

Ndryshe ka vepruar presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili e ka vlerësuar situatën në Luginën e Preshevës si shumë problematike, dhe për këtë situatë ai e bën fajtore edhe Qeverinë shqiptare, që në marrëdhëniet me Serbinë nuk ka funksionuar interesi i ndërsjellë, por Shqipëria ka shërbyer si “make up”(makijazh) për politikën e Serbisë, ku kjo e fundit ka punuar në të drejtën e saj, në atë të interesit kombëtar, në dem të interesave të shqiptarëve.

“Kryeministri i vendit si përfaqësues i ekzekutivit ka një aktivitet më dinamik dhe më të ngjeshur në politikën e jashtme, ku me këtë rast ka zhvilluar edhe dy takime zyrtare me homologun serb Vuçiq, përveç disa takimeve të tjera nëpër aktivitete të ndryshme. Në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë unë e përshëndes dhe vlerësoj çdo tentativë që bëhet në mënyrë reciproke për të ç’tensionuar marrëdhëniet midis Shqipërisë e Serbisë. Ne jemi të gatshëm dhe bëjmë mirë që ofrojmë gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Por nga ana tjetër unë mendoj që Shqipëria nuk mund të jetë një “make up” i Serbisë. Pa dyshim që Serbia ka gjithë të drejtën e saj të punojë për interesin e saj kombëtar, por edhe Shqipëria ka interesin e saj kombëtar. Në raportet rajonale ne pa dyshim duhet të orientohemi nga bashkëpunimi, nga dialogu, nga ndërtimi i besimit në mënyrë të ndërsjellë dhe respektit reciprok. Por kemi çështje konkrete për të diskutuar, siç është ajo e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Është një situatë atje që në aspektin ekonomik është gjithmonë e më shumë problematike. Në aspektin social dhe arsimor është gjithmonë e më shumë problematike. U kemi kërkuar bashkëbiseduesve të Serbisë vazhdimisht angazhime, na është premtuar, por nuk ka pasur asnjë rezultat”, ka thënë presidenti Bujar Nishani, shkruan "Koha itore". /Titulli.com/

Kush po e pengon hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc?
Shpallet konkursi i fotografisë "PreFoto 2015" në Preshevë, aplikoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration