Shpallen rezultatet përfundimtare për Këshillin Kombëtar Shqiptar, APN dhe LR-PDSH mbeten jashtë?
Lokale

Shpallen rezultatet përfundimtare për Këshillin Kombëtar Shqiptar, APN dhe LR-PDSH mbeten jashtë?

08.Nov.2018 20:31
0

Komisioni Republikan Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e Këshillave Nacionale të mbajtura më 4 nëntor. 

Për Këshillin Kombëtar Shqiptar kanë votuar gjithsejt 14.247 votues dhe lista e “Partisë për Veprim Demokratik” ka fituar 4719 vota dhe do të ketë 6 këshiltarë.

Lista “ Alternativa për Ndryshim” ka marrë 3.723 vota dhe do të ketë 4 këshilltarë, lista e “Partisë Demokratike Shqiptare” me 1725 vota dhe “Partia Demokratike” me 2358 vota do të kenë nga 2 këshilltarë.

Gjithashtu lista “Lëvizja për Reforma-PDSH” do të ketë një këshilltarë me 1223 vota.

Kuvendi i Këshillit Kombëtar Shqiptarë ka 15 këshilltarë ndërsa jo zyrtarisht Titulli.com ka mësuar se bisedat aknë filluar për koalicionin qeverisës PVD-PDSH.

Sipas burimeve të Titulli.com po bëhen përpjekje që edhe 2 këshilltarët e PD-së të bëhen pjesë e shumicës brenda KKSH-së.

Të njëjtat burime thonë se APN dhe LRPDSH janë të padëshiruar për formimin e organeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

  1. ALTERNATIVA PËR NDRYSHIM (APN) – SHQIPRIM ARIFI, 3.723  vota apo 4 mandate,
  2. PARTIA DEMOKRATIKE - Dr sc NAGIP ARIFI, 2.358 vota apo 2 mandate,
  3. PARTIA PËR VEPRIM DEMOKRATIK – SHAIP KAMBERI,   4.719 vota apo 6 mandate,
  4. Sami Salihu – Lëvizja për Reforma,  1.223  vota apo 1 mandat,
  5.  PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE – Dr. Sc. RAGMI MUSTAFA,   1.725 vota apo 2 mandate, 
  6. Shoqata Forumi shqiptar për zhvillim ekonomik në Serbi – Muharem Saljihu, 385 vota apo 0 mandate.

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration