Shoqata "DITURIA"  në Bujanoc shënon "Ditën botërore të librit dhe autorit"
Lokale

Shoqata "DITURIA" në Bujanoc shënon "Ditën botërore të librit dhe autorit"

24.Apr.2016 18:31
0
Gjatë ditës së shtunë në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc u shënua 23 prilli "“ Dita botërore e Librit dhe Autorit.

Në këtë event të organizuar nga Shoqata Kulturore DITURIA dega në Bujanoc u realizua një tribunë me këtë rast e cila simbolikisht rikujtoi këtë ditë të shënuar ndërkombëtarisht. 

Tribunën e hapi drejtuesi i degës në Bujanoc Selim Zeqiri i cili pasi falënderoi të pranishmit për prezencën theksoi rëndësinë e librit në jetën e njeriut si dhe ndikimin e tij në stabilizimin e shoqërisë.

Gjatë fjalës së tij, Zeqiri tha se libri është ai i cili e ka lidhur njeriun me historinë, të kaluarën me të tashmën dhe tha se njeriu pa libër është një hiç, një asgjë. 

Ndërsa Nexhmedin ADEMI, sociolog nga Presheva trajtoi librin më të lexuar në Bibliotekën DITURIA në Bujanoc. Libri “Edukata fetare e morale” me autor Haki Sharofi, e botuar nga Shtëpia Botuese Logos-A nga Shkupi, është libri më i lexuar pranë Bibliotekës DITURIA të Shoqatës në Bujanoc gjatë vitit 2015.

Fatmir MUJA, autor dhe tekst-shkrues nga Prishtina ishte mysafir nderi i kësaj tribune i cili me fjalët e tij theksoi rëndësinë e leximit, librit në përditshmërinë tonë por edhe me të kaluarën dhe të ardhmen tonë. 

Gjithashtu Muja e vështroi me fjalët e tij të veçanta dhe me shembuj të shkëlqyer librin dhe rëndësinë e tij duke e lidhur me Qenien dhe ekzistencën, se çdo njeri është një ekzistencë dhe libër i gjallë dhe çdokush ka çka t`i japë ekzistencës dhe botës. 

Në fund të aktivitetit u shpërndanë dhe mirënjohjet për tre lexuesit më të rregullt në Bibliotekën DITURIA në Bujanoc, si dhe një mirënjohje për Shtëpinë Botuese Logos-A nga Shkupi për sensibilizimin e kulturës në Luginë të Preshevës.

 

Daci: Lugina e Preshevës ka mbetur vetëm (video-intervistë)
Presheva votoi për shpresën e qytetarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration