Shoqata "Deli Agush" urë lidhëse mes Bilaçit dhe Turqisë
Shoqata shqiptaro-turke "Deli Agush" në fshatin Bilac të komunës së Bujanocit është ndër organizatat e ralla që ka përqëllim ruajtjen dhe kultivimin e traditave dhe gjuhës turke në këtë rajon.Kryetari i kësaj shoqate, Qani Nallbani gjatë një bisede për Titulli.com ka folur hapur për aktivitetet që bënë dhe planet e tij në të ardhmen por thotë se interesim është i vogël.
“Shoqata funskionon nëpërmjet projekteve dhe donacioneve turke, e cila organizon kursin e gjuhës turke në zyrën e tyre në objektin e bashkësisë lokale të fshatit Bilac, mirëpo interesimi i mësimit të gjuhës turke po bie çdo ditë e më shumë”, ështe shprehur Nallbani.
Sipas tij shoqata po përballet me vështirësi të mëdha financiare dhe se nuk ka përkrahje institucionale edhe pse është e vetmja shoqatë shqiptaro-turke në komunën e Bujanocit.
Nallbani ka bashkëpuni të mira me organizata të ndryshme në Turqi dhe shpesh ka marrë ftesa disa vite me radhë që për festën e fëmijëve kanë dërguar 4 deri në 8 nxënës në Turqi, të cilët janë mirëpritur në disa shkolla dhe familje turke për disa ditë sa kanë qëndruar atje.
“Shoqata jonë është urë lidhëse mes “Tikës” dhe bashkësisë lokale në Bilaç për projektin e renovimit të shkollës fillore në Bilaç, si dhe ka projektin për ndërtimin e objektit të shtëpisë së shëndetit si dhe mjeteve mjekësore të nevojshme për te. Projekt ky që së shpejti do ta dorëzoëj në selinë e organizatës “Tika” në Beograd”, theksoi Nallbani për Titulli.com.
Ai duke folur për planet e shoqatës thotë se ka plane edhe për aftësimin e disa grave për rrobaqepësi si dhe hapjen e një kursi për mësimin e lojës së shahut për të rinj, mirëpo për ta realizuar këtë qëllim ai kërkon përkrahje komunale apo organizatave vullnetare.
Shoqata shqiptaro-turke “Deli Agushi” është e themeluar në vitin 2003 dhe ka gjithsejtë 122 anëtarë nga fshati Bilaç dhe rrethina. /Titulli.com/