Diskutim publik mbi progresin e arritur në zbatimin e të drejtave të fëmijeve në Bujanoc
Në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës "˜' Vuk Karagjiq"˜' u mbajt diskutim publik mbi progresin e arritur në zbatimin e të drejtave të fëmijeve në Bujanoc, i organizuar nga Incijativa Qytetare dhe Klubi i hapur nga Nishi.Qëllimi i diskutimit publik ishte kuptim më i mirë i rëndësisë dhe respektimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës në nivel lokal dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e komunës së Bujanocit, Trupit koordinues për P.B.M, policisë, shkollave, shtëpisë së shëndetit dhe OJQ-ve.
Takimi u hap me tregimin e historive personale të fëmijëve të cilët folën në lidhje me shkeljen e të drejtave të fëmijëve: mungesën e pjesëmarrjes, problemin e diskriminimit në mesin e moshatërve, varfërinë e fëmijëve dhe problemin me tekstet shkollore.
Në takim u përkrah incijativa e fëmijëve pjesëmarrës në projektin ‘’ Të drejtat e fëmijeve në tregim dhe praktikë ‘’ që komuna e Bujanocit të sjell vendimin i cili mundëson financimin e grupeve joformale, në mënyrë që ti mundësohet fëmijeve të jenë aktivë në fushën e të drejtave të tyre.
Ndër problemet që kërkojnë zgjedhje të shpejtë u permenden problemi i shpenzimeve të rrugës të nxënësve të shkollave të mesme, ku u kerkua që me një peticion të kërkohet zgjidhje për lehtësimin e këtyre shpenzimeve nga ana komunës, problemi me shujtjet në shkollë, mos ekzistimi I këshillit për fëmijë, planit aksional për fëmijë ishin disa nga problemet e identifikuara nga pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësit u dakorduan që të vazhdohet me edukimin në fushën e të drejtave të fëmijeve në bashkëpunim me institucioneve relevante me qëllim të sigurimit të respektimit të plotë të Konventës për të drejtat e fëmijeve. Problemi i ‘’bullingut’’ dhe rreziku dixhital kërkojnë edukim shtesë të kuadrave professional për trajtimin më detaj të këtyre temave. Nga policia u kërkua të shtohet kontrolla nëpër fshatra, ku fëmijët pa leje të vozitjes po cenojnë sigurinë në komunikacion. Problem specifik i kësaj komune mbetet problemi me tekste shkollore për nxënësit shqiptarë, kurse komuniteti romë vazhdon të ketë problem me vijimin e rregullt të fëmijeve të këtijë komuniteti në shkollë. Një fenomen i ri në shkollat e mesme është rritja e numrit të nxënësve që kalojnë në mësim të çrregullt.
Në bazë të këtyre porpozimeve nga ky takim, fëmijët në bashkëpunim me të pjesëmarrësit do të planifikojnë fushatën e cila do të mundësoj krijimin e mehanizmave për mbrojtjen e drejtave të fëmijeve në komunitetin lokal. Disa nga këto propozime që janë definuar në këtë takim do të kenë vend edhe në propozimet që do të përcillen për ratifikimin e OP3 minsitrive dhe Qeverisë së R.S.
Pojektin „Child rights in stories and practice“ e zbaton Klubi i hapur nga Nishi me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Serbi përmes programit EIDHR.