Shokohen mediat serbe: Maqedonia 'e njeh' Bujanocin si Republikë e Kosovës
Goran Stevanofiq nga fshati Zhbevac në Bujanoc, u shokua kur në dokumentin e vdekjes së babait të tij, e pa të shkruar se Bujanoci është në Republikën e Kosovës.
Lajmi për këtë dokument ka bërë punë në të gjitha mediat në Serbi, duke e quajtur dokument skandaloz.
E vetë Stevanoviq, ka deklaruar për mediat serbe se frikësohet se ky dokument do t’i njihet në Serbi, për shkak se ai bën biznes atje.
“Bujanoci i Maqedonisë shpallet Republikë e Kosovës”, është njëri nga titujt në mediat serbe.
Ai në spitalin e Shkupit, e ka nxjerrë këtë dokument zyrtar rreth vdekjes së babait të tij, në të cilin shkruhej se Bujanoci gjendet në Republikën e Kosovës.
Sipas tij, ai ka parë në spital se babai i tij ka pasur një aksident në vitin 1984, ku është transferuar në spitalin më të afër - atë të Shkupit, e disa ditë më vonë i është dorëzuar plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Atij në spital i kanë thënë se sistemi është shumë i komplikuar dhe ndryshimi nuk mund të bëhet - kështu thjesht e ka marrë dokumentin dhe është larguar.