Shlyerja e shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë antikushtetues, politika të ngrit zërin
Lugina

Shlyerja e shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë antikushtetues, politika të ngrit zërin

08.Apr.2019 12:15
0

Dukuria e shlyerjes së qytetarëve shqiptarë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nga regjistri civil, përkundër reagimeve të shumta, jo që nuk është ndalur por po vazhdon edhe më tej, tani në një formë më ndryshe, duke mos ia vazhduar dokumentet personale të udhëtimit siç janë letër njoftimi dhe pasaporta, qytetarëve për të cilët mendohet se nuk janë banorë rezident në Luginë.

Përfaqësuesit politik dhe institucional në reagimet e tyre metodat e tilla i kanë vlerësuar si tendencë për ndryshime demografike dhe presion i Qeverisë së Serbisë, transmeton Titulli.com.

Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit thotë se kjo është një dukuri në 2 vitet e fundit sidomos për banorët malësisë së Bujanocit dhe kjo është një diskrimin që po bëhet ndërsa qytetari individualisht duhet të paraqitet në gjykatat kompetente.

 “Ky është një selektim i qëllimshëm dhe ne si pushtet lokale se këto shqetësime nuk janë të sot por prej kohësh dhe qilimi është me defaktorizu shqiptarët dhe shpopullua këtë vend nga shqiptarët”, kështu ka thënë për emisionin “Ballkan”, Sami Salihu kryetar i Kuvendit Komunal në Preshevë.

 Sipas avokatit preshevar Naser Arifi, janë tre ligje të cilët e përcaktojnë çështjen e shtetësisë së një qytetari, ligji mbi vendbanimin, ai mbi letër njoftimin dhe ligji mbi pasaportën.

Dukuria e shlyerjes së qytetarëve nga regjistri civil sipas Arifit, është veprim antikushtetues sepse qarkullimi i mallit dhe lëvizjes është i lirë andaj edhe qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të punojnë diku tjetër.

Heqja e qytetarëve shqiptarë në regjistrin civil, nga ana e policisë serbe në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, nga përfaqësuesit politik dhe institucional, kërkohet të ndërpritet urgjentisht ndërsa vlerësohet e pabazë dhe tendencioze./Baki Rexhepi-RTK/

G7 fton Serbinë e Kosovën t’i normalizojnë marrëdhëniet
Biserko: Në Serbi të gjithë e duan ndarjen e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration