Shkrimtari nga Presheva dhuron 70 tituj librash shkollës "Migjeni" në fshatin Caravajkë
Lokale

Shkrimtari nga Presheva dhuron 70 tituj librash shkollës "Migjeni" në fshatin Caravajkë

13.Jun.2017 15:08
0
Shkrimtari nga Presheva Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks" Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhuroi 70 tituj të ndryshëm të librave me autorë të ndryshëm.

Ai në mesin e nxënësve dhe të mësimdhënësve foli për rëndësinë e librit dhe të leximit të kopjes fizike të librit dhe potencoi se kjo bibliotekë e shkollës dhe bibliotekat tjera të shkollave tona kanë nevojë për pasurimin  me tituj të të rinj të librave.

"Për këtë mora iniciativën që t’i ndihmoj shkollës së fshatit Caravajkë, në të cilën edhe unë kam qenë nxënës në fillim të klasës së parë. Ky është një akt human dhe duhet ta ndjekin edhe shkrimtarët tjerë jo vetëm të Luginës por edhe më gjerë, meqenëse kjo shkollë përballet me vështirësi materiale sa i përket furnizimit me libra si për nxënës,  poashtu edhe për bibliotekë” theksoi Maliqi.

Ai më tej shtoi se këtë hap timin do ta ndjekin edhe krijuesit tjerë nga Shoqata “Feniks” dhe të tjerët.

“Kjo është një shtytje dhe një porosi për të gjithë krijuesit që të dhurojnë libra jo vetëm në këtë shkollë, por edhe në shkollat fillore dheshkollën e  mesme të komunës së Medvegjës, sepse atje nuk blihen libra në shqip nga resori për kulturë” përfundoi Maliqi.

Edhe drejtoresha e shkollës Merita Sadriu e falënderoi shkrimtarin Bilall Maliqi për dhurimin e librave për bibliotekën e shkollës dhe theksoi se ndihma të tilla janë të mirëseardhura për nxënësit dhe për bibliotekën e shkollës sonë.

“Shkolla jonë ka nevojë për ndihma të këtij lloji, meqenëse nxënësit nuk po kanë mundësi kyçje në botën e internetit për të lexuar dhe shfletuar ndonjë libër, andaj ky donacion i librave është shumë i mirëseardhur për neve si drejtori dhe për nxënësit”, përfundoi falënderimin e saj Merita Sadriu drejtoreshë e shkollës.

Vlen të theksohet se librat e dhuruara për këtë shkollë, kapin vlerën e 150 eurove./Titulli.com/

Hazbije Salihi, gruaja që sfidoi veten 22 vite në biznes në Bujanoc
Bujanoc: Përfundon provimi i maturës në shkollën e mesme, vetëm një nxënës humb vitin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration