Shkrimtari nga Lugina në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan i shkruan Akademisë Nobel: Pse Kadare meriton çmimin
Ne, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë organizëm kulturor në botën e letrave shqipe, e regjistruar në departamentin e shtetit amerikan, ndjekim me kujdes dhe vëmendje të veçantë dhënien nga ju të çmimit Nobel.Është në nderin dhe interesin e thesarit të letërsisë dhe kulturës botërore t’i jepet çmimi Nobel shkrimtarit më të njohur shqiptar dhe botëror Ismail Kadare.
Shkalla e njohjes, vlerësimet, çmimet që ai ka marrë për veprat e tij letrare e kanë sjell duarplot para derës së akademisë së Nobelit, Akademia më prestigjioze në botë.
Vlerat letrare, artistike, mesazhet e paqes dhe humanizmit paraqesin një nga mendjet më të ndritura të botës letrare të kohës që jetojmë.
Ismail Kadareja me një ekuilibër të lartë njerëzor, i pa krahasuar në art, mbijetoi në një nga diktaturat më të egra të botës komuniste.
Vlerat e letërsisë të veprave të Ismail Kadares sot janë urat më të sigurta që bashkojnë popujt dhe letërsitë e tyre. Ai krijoi dhe vazhdon të krijojë një letërsi me shije të kërkuar,duke u bërë monumenti më i lartë i letërsisë dhe kulturës shqiptare dhe asaj botërore.
Ju lutemi, bashkoni zërin tonë me zërat e ndershëm dhe të sinqertë dhe me mendimin pozitiv tuajin për të vënë në rezonancë të vërtetën për të shpërblyer me çmimin Nobel shkrimtarin e merituar Ismail Kadare.
Me respekt,
Adnan Mehmeti
Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë, SHBA