Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë !
Lokale

Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë !

12.May.2014 12:23
0
Në qytetin e Dardanës (Kamenicë), u mbajt Manifestimi tradicional “Lulëkuqet e Prillit 2014”. Në orën e madhe letrare morën pjesë një numër i konsiderueshëm i poetëve nga troje të shumta shqiptare, të cilët para të pranishmëve paraqitën risitë e tyre poetike. Ky manifestim me rëndësi të veçantë në nivel të Republikës së Kosovës, kishte karakter garues, ku në konkursin anonin (me shifër) kishin konkurruar një numër i madh i poetëve të cilët me poezitë e tyre paraqitën prurje të reja për jurinë profesionale. Në orën letrare lexuan poetë nga troje të ndryshme shqiptare. Nga Lugina e Preshevës morën pjesë dhe lexuan poezitë e tyre kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Bilall Maliqi dhe poeti Rexhep Abazi nga Medvegja, transmeton Titulli. bilall maliqi-2Juria profesionale e përbërë nga: Hysen Matoshi, Ganimet Klaiçi dhe Daut Maliqi paraqitën fituesit e çmimeve në poezi dhe në prozë. Në konkursin anonim në poezi shkrimtari nga Presheva dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” nga ky qytet Bilall Maliqi, nderohet me çmimin e dytë. Pas marrjes së çmimit Maliqi deklaroi se ky çmim më nderon mua, krijimtarinë time letrare dhe e nderon Preshevën në veçanti e Luginën e Preshevës në përgjithësi.../Titulli.com/
Përkujtohet dëshmori Berat Sinani
TK: Rihapet konkursi për bursa studimi në Novi Sad
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration