Përkujtohet dëshmori Berat Sinani
Lokale

Përkujtohet dëshmori Berat Sinani

12.May.2014 15:42
0
Në varrezat e fshatit Dobrosin të komunës së Bujanocit është  përkujtuar 13 vjetori i rënies së Berat Sinanit nga Bilaçi dhe sipas OVL-së në homazhet e dëshmorëve kohëve të fundit vërehet pjesëmarrje e ulët në këto manifestime. Ish bashkëluftëtarë të dëshmorit dhe udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, vendosën kurora lulesh në shenjë respekti dhe nderi për flijimin e tij. bereta sinaniSipas Edmond Isufit për shkak të manifestimeve të shpeshta për të nderuar dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, OVL do të vendos për unifikim të ditëve të përkujtimit. “OVL, do të marrë një vendim ku dëshmorët të përkujtohen në një datë dhe jo kështu sepse sa kalon koha e pakësohen pjesëmarrësit”, tha Isufi. Berat Sinani, ka lindur më 8 maj të vitit 1983, ndërsa ka rënë dëshmorë gjatë konfliktit të armatosur mes  UÇPMB-së  dhe pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore të Serbisë. /Tituli.com/
Reagim në letrën e Bajram Dalipit «Kah po shkon Fondi Humanitar i Kosovës Lindore?»
Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva nderohet me çmimin e dytë !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration