Shkollat në Luginë fillojnë mësimin më 11 Janar
Ministria e arsimit të Serbisë ka njoftuar se pushimi nuk do të vazhdojë dhe se të Mërkurën fillon mësimi nëpër shkolla, shkruan Titulli.com.Sipas vendimit të kësaj ministrie në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Serbi mësimi fillon më 11 Janar ndërsa në komunat në të cilat është shpallur situatë e jashtëzakonshme vendos vetëqeverisja lokale.
Javën e kaluar pushimi është vazhduar nga 11 deri më 13 janar për shkak të gripit dhe uljes së temperaturave./Titulli.com/