Shkolla në fshatin Zarbicë të Bujanocit një tempull i dijës në harresën e viteve
Lokale

Shkolla në fshatin Zarbicë të Bujanocit një tempull i dijës në harresën e viteve

10.Aug.2020 07:42
0

Trashëgimia kulturore e materiale e një vendi është dëshmia më e mirë e të kaluarës së tij historike.

Në Malësinë tonë në Zarbicë, çdo ditë e më tepër po humbin gjurmët e fundit të kaluarës sonë kulturo-historike. Një gjë e tillë po i ndodh edhe ish Mejtepit e më vonë Shkollës së parë shqipe, të cilës dita ditës po i shemben edhe muret e fundit.

Në bazë të dëshmive të shkruara një lloj shkolle-mejtepi ka ekzistuar diku gjatë viteve 1900 apo 1901 në vendin tonë me mësues të parë hoxhën inovator Hasan Masurica, e që natyrshëm na bënë të mendojmë që pikërisht në këtë ndërtesë duhet të jetë zhvilluar mësimi.

Ndërsa me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1946 në Zarbicë është hapur Shkolla e parë shqipe tetëvjeçare me emrin e heroit tonë kombëtar "Skënderbeu" me mësues të parë pishtarin e arsimit shqip, Tahir Berisha.

Siç shihet kjo ndërtesë nuk është vetëm një objekt, mirëpo brenda vetës ngërthen historinë, kulturën, arkitekturën, arsimin, trashëgimin e mirëfilltë materiale e çka tjetër.

Andaj sa nuk janë mbuluar nga pluhuri i harresës muret e fundit të këtij tempulli të dijës, duhet gjithësecili nga ne të marrë një nismë për rindërtimin e saj, deri sa nuk është bërë tepër vonë.

Pikë së pari barra bie mbi Komunën e Bujanocit, e më pas edhe të çdo banori dashamirës të asaj ane.

Për nder të kujtimit të baballarëve tanë, të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e asaj shkolle për të mësuar Abc-në e gjuhës shqipe nuk duhet lënë pa e rindërtuar edhe njëherë atë shkollë.

Fundja, kjo ish ndërtesë shkollore bart mbi vete një pjesë të rëndësishme identitare jo vetëm për Zarbicën, por, edhe për mbarë Malësinë e Bujanocit.

Ky tekst i është dërguar redaksisë së Titulli.com dhe është shkruar nga Nexhmedin Sejdiu 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration