Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga 1227 nxënës sa kishte 2012-në, sot ka vetëm 498 nxënës
Lokale

Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga 1227 nxënës sa kishte 2012-në, sot ka vetëm 498 nxënës

20.Dec.2019 08:13
0

Ushtrues detyre në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, Naser Zairi në intervistë për titulli.com deklaroi se shkolla sot numëron vetëm 498 nxënës ndryshe sa ka pas në vitet 2012, 1227 nxënës.

 Mungesa jo vetëm e nxënësve por kryesisht familjeve që lënë Bujanocin është një fenomen tani që njihet nga të gjithë, duke mos përjashtuar edhe klasën politike në Bujanoc të cilëve nuk i mungojnë planet, deklaratat, strategjitë por problemi është se ata në teren nuk ndryshojnë asgjë, gjendja mbetet e njëjta Bujanoci vazhdon të zbrazet. Ajo që është më e rëndësishmja është se fshati Tërrnoc është ndër fshatrat më të mëdhenj në komunën e Bujanocit dhe tani shkolla fillore nuk arrin as 500 nxënës. Nëse ne shohim në të ardhmen çfarë do të ndodhë më 2029-në do të funksionojë kjo shkollë?, apo ndoshta do të mbyllet?, është pikëpyetje që do të i shkonte në mendje çdokujt kur sheh shifrat nga viti në vit.

 E ndërsa ushtruesi detyrës Zairi flet për fëmijët thotë se stafit tanimë vetëm se ka filluar të i mungojë zhurma që dikur bënin nëpër korridore fëmijët e shkollës që drejton. 

 “Është e vërtet se ndihet mungesa e madhe e nxënësve, nëse ne e bëjmë një paralelizëm me vitin 2012 kanë qenë 1227 nxënës dhe kur hecim para dhe shohim se sot shkolla ka arritur numrin 498 nxënës. Kjo nuk është e mirë dhe ajo zhurma, kënaqësia na mungon. Kjo mund të them se në pamundësi se çfarë të bëjmë vetëm se i lutemi zotit që bile me këtë numër që e kemi, të mbetemi kështu dhe ta vazhdojmë punën dhe duke respektuar qenien më të pastër fëmijën” – deklaron Zairi.

  Ai në fund thotë se kur nuk kemi çfarë të bëjmë me numrin e nxënësve është ajo që i mbetet stafit të shkollës të i udhëzojnë dhe edukojnë fëmijët ashtu siç i ka hije.

“Në këtë drejtim duhet të mendojmë sepse ne nuk kemi fabrika, por fabrika jonë janë fëmijët dhe ne ardhmërinë tonë e shohim përmes fëmijëve që duhet të i udhëzojmë atje ku duhet të jenë. Por së pari duhet të edukojmë të i bëjmë të zot të vetvetes sepse jeta ka vështirësitë e veta, por ajo çfarë mund të nxjerrë nga gjithë ajo katrahurë është vetëm dituria dhe asgjë tjetër”, theksoi Zairi.         

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration