Shkolla e Tërnocit zgjedh drejtorin
Shkolla fillore "Muharrem Kadriu" në Tërnoc të komunës së Bujanocit sot ka zgjedhur drejtorin e ri.Në garën shumë të fortë morën pjesë dy kandidatë, të dy dikur ushtrues të detyrës së drejtorit të këtij institucioni arsimor fillor.
Timonin e shkollës do ta marrë arsimtari i Gjuhës dhe Letërsisë Serbe, Naim Salihu, i cili fitoi vetëm me një votë diferencë ndaj pedagogut Selami Jakupi, raporton Titulli.com.
Këshilli i shkollës në “Muharrem Kadriu” i përbërë prej nëntë anëtarëve, 5 vota i dha për Naim Salihun, kundrejt 4 vota që arriti t’i grumbullojë Jakupi.
Drejtori i sapo zgjedhur, para kandidimit ushtronte detyrën e drejtorit, ndërsa para tij në postin e njëjtë ishte edhe kandidati Selami Jakupi.
Ky i fundit edhe pse nuk arriti të emërohet në postin e drejtorit me votat e Këshillit të shkollës, fitoi simpatinë e kolektivit të këtij institucioni arsimor, duke marrë më shumë vota se sa drejtori i sapo emëruar Naim Salihu.
Votat e kolektivit nuk kanë fuqi përzgjedhëse, përveç dhënies së mendimit për kandidatin e preferuar. /Titulli.com/