Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, 52 vjetorin e themelimit
Lokale

Shkolla e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc, 52 vjetorin e themelimit

09.May.2020 16:51
0

Ndonëse më parë, për më se gjysmë shekulli – Dita e shkollës sonë është shënuar me sërë aktivitetesh dhe manifestimesh të ndryshme kulturo-artistike të organizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj vatre arsimore – tempulli i diturisë, këtë vit për shkak të shfaqjes së pandemisë së virusit Covid-19, i cili i shtriu kthetrat e tij në tërë globin, por edhe në rajonin tonë, na pamundësoi ta festojmë solemnisht.

Do theksuar se 9 maji – Dita e shkollës sonë është një ditë e rëndësishme ngase konsiston me 9 majin ditën e Evropës dhe me ditën e qytetit të Bujanocit. Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, shënon këtë vit 52 vjetorin, Ditën më se gjysmëshekullore të tempullit të dijës, të këtij institucioni të mesëm arsimor me mësim në gjuhën shqipe.

Me këtë rast, të shënimit të kësaj dite më se gjysmëshekullore të tempullit të dijës dhe të vatrës së diturisë së arsimit, drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu, theksoi: “Sivjet është rast i veçantë i festimit të ditës së shkollës, ngase kjo epidemi botërore - Pandemia e coronavirusit ka paralizuar gjithë botën”.
“Shkolla jonë tani më ka bërë një traditë në ecjen e proceseve përpara”, theksoi Fejzullahu, duke shtuar se “në këtë vit të veçantë, në kohën e pandemisë me virusin COVID-19, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, personeli arsimor ia arriti që të zhvillojë procesin edukativo-arsimor me metoda të reja, domethënë organizimin e mësimit në distancë”.

“Këtë vit, në 52 vjetorin e fillimit të mësimit në këtë vatër arsimore, përkatësisht 49 vjetorin e pavarësimit të shkollës nga gjimnazi i Preshevës, mësimin e përcjellin 859 nxënës, të shpërndarë në 34 paralele, me 138 punëtorë, prej të cilëve 104 punojnë drejtpërdrejtë në procesin edukativo-arsimor”, tha në fjalën e tij, Fezullahu.
“Presim që këtë vit të jashtëzakonshëm ta përfundojmë me sukses”, theksoi në fund Fejzullahu, dhe shtoi  “Maturantët të përfundojnë me kohë shkollimin e mesëm, ashtu që të kenë kohë për orientime profesionale të mëtutjeshme”.

Arsimi “online”në kohën e epidemisë botërore dhe sfidat e këtij viti shkollor

Kaloi më se një muaj që nga aplikimi i kësaj epidemie botërore që ka përfshirë gjithë globin, e që për më se një muaj janë mbyllur shkollat si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit dhe që nga ajo ditë nëpër shkollat tona është aplikuar mësimi “online”.

Në shumicën e rasteve mësimi është duke u realizuar ndërmjet mësimdhënësve dhe nxënësve përmes grupeve: RTS Planerta (Shkolla ime), Viber, Google Classroom, EDMODO, Në mënyra tjera: Ueb sajti i shkollës, email.

Por të shqetësuar për ngarkesën mësimore me gjithë përpjekjen dhe sfidën e vështirë të mësimit “online”, se si do të vazhdojë ky proces mësimor dhe se sa do të arrijmë suksese, dhe sa cilësor do të jetë e do të dalë dhe se a kanë pasur të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit sukses, mbetet të shihet e të vlerësohet në fund të këtij viti shkollor, që do të jetë detyrë e pedagogëve dhe ekspertëve të arsimit.

“Jemi befasuar për të mirë, ngase s’ka qenë edhe aq i lehtë kalimi nga klasa në mësimin “online”, theksoi drejtori i shkollës Zejni Fejzullahu, duke përmbyllur se “na mbetet ta shohim dhe ta vlerësojmë se cili është apo do të jetë efekti i mësimit “online” pasi na duhet jo vetëm për tani, por edhe për procesin e digjitalizimit të arsimit edhe për shqiptarët e rajonit tonë, të Luginës së Preshevës”.

Do theksuar, se pas shpalljes të gjendjes së jashtëzakonshme nga Republika e Serbisë, mësimi i rregullt është ndërprerë në të gjitha shkollat e Serbisë, si dhe në rajonin tonë në Luginën e Preshevës, dhe se që nga muaji i kaluar e deri më tani, në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, mësimi në distancë është duke u zhvilluar sipas platformës: RTS Planerta (Shkolla ime), Viber, Google Classroom, EDMODO, Në mënyra tjera: Ueb sajti i shkollës, email.

Shkruar nga Metali Krasniqi

PVD i kërkon kandidatët APN-së për deputet në zgjedhjet parlamentare (emrat tjerë)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration